“Kush e fiton Big-un?”/ Arbër Hajdari thotë këtë emër

Sezoni i “Big Brother VIP Albania” po i afrohet fundit dhe pyetja që mundon të gjithë është vetëm një: “Kush do ta fitojë?”.

Kësaj pyetjeje nuk i ka shpëtuar as opinionisti i këtij edicioni, Arbër Hajdari, gjatë një interviste të fundit në Top Albania Radio (TAR).

I ftuar për të folur gjerë e gjatë rreth dinamikave dhe situatave të këtij edicioni të “BBVA”, Arbëri është përballur me pyetjen e drejtpërdrejtë nga moderatori Salsano Rrapi.

Kush e fiton Big-un?” – e ka pyetur Salsano, ndoshta duke pritur emrin e ndonjërit prej finalistëve kryesorë.

Por, opinionisti nuk ka zhgënjyer me sensin e tij të humorit dhe ka gjetur mënyrën perfekte për t’i bërë bisht pyetjes.

Ai ka dhënë një përgjigje epike duke përmendur emrin e “koleges” së tij të panelit, opinionistes në karrigen ngjitur: “Monika!” – u shpreh ai (referuar Monika Kryemadhit), duke shkaktuar menjëherë të qeshura të mëdha në studio.

Ky moment nuk është një rastësi, pasi përgjatë gjithë këtij sezoni, ai dhe Monika kanë pasur vazhdimisht situata dhe batuta epike me njëri-tjetrin.