Gjatë spektaklit Prime të kësaj mbrëmjeje në “Ferma VIP”, produksioni ka transmetuar një material përmbledhës me momente të ndryshme nga prapaskenat e shtëpisë.
Në videot e shfaqura, Sara dhe Zhaku dëgjohen teksa diskutojnë dhe ngrenë dyshime të forta se mes Ilir Shaqirit dhe këngëtares Soni Malaj ka diçka më shumë se thjesht një miqësi e mirë.
Klipit të transmetuar i janë bashkangjitur edhe disa sekuenca ku Iliri dhe Soni shfaqen duke shkëmbyer komente dhe batuta me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit.
Deri më tani nuk ka pasur një deklaratë konkrete nga dy protagonistët, ndaj mbetet për t’u parë se si do të reagojnë Iliri dhe Soni pas transmetimit të këtyre pamjeve dhe nëse këto aludime të banorëve do të sjellin një dinamikë të re mes tyre.
