Ed Manushi: “E pyeta për arsyen e ndarjes nga Brikena, ja si m’u përgjigj Mateo”

Zërat për një ndarje të mundshme mes Brikenës dhe Mateos vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pas lëvizjeve të tyre të fundit me fshirjen e fotove dhe heqjen nga lista e ndjekësve.

Tema është diskutuar edhe gjatë transmetimit të sotëm në “Top Albania Radio”, ku moderatori Ronaldo Sharka ka kërkuar më shumë detaje nga Edi Manushi.

Ky i fundit tregoi se kishte pasur një komunikim telefonik me Mateon vetëm një ditë më parë dhe ndau me publikun përgjigjen e saktë që kishte marrë prej tij:

“Po të them ty atë që më tha Mateo dje në telefon: ‘Flasim për punë, jo për gjëra si këto'”

Përtej qëndrimit të Mateos për të mos komentuar jetën private, në rrjet po qarkullon edhe një tjetër pistë, ku dyshohet se e gjithë kjo situatë mund të jetë një lëvizje e menduar strategjikisht për të tërhequr vëmendje mediatike. I pyetur nga Ronaldo Sharka nëse kjo teori mund të jetë e vërtetë, Edi Manushi u shpreh:

“Edhe mundet. Por ne nuk flasim për kolegët për gjëra të tilla”

Deri më tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë asnjë deklaratë tjetër publike për të sqaruar raportin mes tyre, duke bërë që situata të mbetet ende e paqartë për ndjekësit.