“Shtëpia ime u përfshi nga flakët”/ Ish banorja e Ferma VIP pjesë e ngjarjes së rëndë në Tiranë: Për një rrogë të qelbur…

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi, ka reaguar pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një pallat shumëkatësh në Tiranë, ku ajo vetë rezulton të ketë qenë banore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meshi bëri me dije se ajo dhe familja e saj janë në gjendje të mirë, ndërsa falënderoi të gjithë për interesimin dhe mesazhet e shumta.

“Përshëndetje, faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar për zjarrin e rënë. Unë dhe familja ime jemi mirë, faleminderit Zotit. Për shkak të zjarrit në pallatin dhe shtëpinë time, do të jetë e pamundur që të postoj këto ditë në vazhdim për bashkëpunimet e mia aktive, përveç se çfarë kam gati të bërë para këtyre dy ditëve”,shprehet ajo.

Në një reagim të dytë, ish-banorja e pallatit vlerësoi punën e zjarrfikësve dhe policisë, duke theksuar rrezikun ekstrem me të cilin u përballën gjatë ndërhyrjes.

“Kam parë lajme e komente për zjarrfikës e punonjës policie, por askush s’e di se sa kanë rrezikuar jetën, në çfarëdo kushtesh të këqija pune ishin ata; të gjithë super të sjellshëm e të dhimbshur për të gjithë njerëzit në atë situatë. Faleminderit shumë i madh për të gjithë me radhë. 7 prej tyre u asfiksuan dhe shkuan në urgjencë, të paktën që unë i pashë, dhe shumë prej tyre iu shkri koka, e cila duron deri në 1200 gradë. Zjarri ka qenë shumë i fuqishëm dhe kishte ekstremisht shumë tym. Para se të komentoni, thoni faleminderit që rrezikojnë jetën për një rrogë të qelbur”, u shpreh Meshi.
Ndërkohë, autoritetet kanë ndërmarrë veprime ligjore pas ngjarjes, ndërsa dyshohet se zjarri ka nisur në ambientet e një marketi dhe më pas është përhapur me shpejtësi në fasadën e pallatit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.