Shokon prestigjatori: “Kujdes me rrobat, ju bëjnë magji me dhé varrezash!”/ Ja si ta kuptoni

Një deklaratë e fortë dhe mjaft e pazakontë e prestigjatorit Edmond Murraj është rikthyer sërish në vëmendjen e rrjeteve sociale, duke shkaktuar jo pak habi (dhe për disa, frikë) te ndjekësit.

I ftuar disa muaj më parë në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai ka ndarë disa paralajmërime rrëqethëse lidhur me dhuratat që marrim në raste gëzimesh.

Sipas tij, njerëzit duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm kur pranojnë rroba dhuratë, pasi ato mund të përdoren nga persona me qëllime të këqija për të bërë rituale të magjisë.

Murraj ka detajuar një proces të frikshëm, sipas të cilit keqbërësit përdorin dheun e varreve të panjohura për të “mallkuar” rrobat përpara se t’i paketojnë.

Ne duhet të kemi shumë kujdes për dhuratat sepse sa herë që na sjellin dhurata në dasma, për ditëlindjen e fëmijëve, për një event në shtëpi… dikush nëse do të bëjë keq e merr bluzën, çorapet apo këmishën dhe i bëjnë magji. Vijnë natën, shikojnë varreza ku nuk ka emër dhe mbiemër, tërheqin dhé nga varri e sjellin në shtëpi. E çojnë në kovë, i hedhin ujë, e marrin këmishën e futin brenda e trazojnë, e shtrydhin mirë, e thajnë, e sjellin përsëri në tavolinë, e hekurosin, i hedhin parfum dhe ta japin ty si dhuratë,” – u shpreh ai.

Prestigjatori pretendoi gjithashtu se efektet tek personi që i vesh këto rroba janë të menjëhershme.

Tjetri, nga momenti që e merr ndjehet keq. Përnjëherë ndjen dhimbje koke, kam patur raste plot,” përfundoi Murraj.

Kjo deklaratë, ndonëse e pabazuar në fakte shkencore, ka mjaftuar për të trazuar rrjetin dhe për të hapur një diskutim të gjerë mes atyre që janë supersticiozë dhe atyre që i shohin këto pretendime me skepticizëm total.