Një rast i rëndë bull*zimi është denoncuar së fundmi nga JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara, tre nga vajzat, të cilat në video e thërrasin njëra tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, bullizojnë një bashkëmoshataren e tyre.
Ato e keqtrajtojnë vajzën adoleshente, duke e kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë. Vajzat e detyrojnë të renë që t’i thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje. Në një moment vajza me emrin Marsi dëgjohet duke i thënë:
“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”
Më pas vajzat marrin në telefon një djalë të quajtur Romeo, dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.
Mbetemi në pritje të një përgjigje institucionale, për të bërë të mundur që raste kaq të rënda bull*zimi të ndëshkohen, dhe “viktimat” e tyre të mos ndërmarrin veprime depresive të cilat mund të shkojnë dhe në keqtrajtim të vetes dhe rrezik për jetën.