Në datën 2 gusht 2027 pritet të ndodhë eklipsi total i Diellit më i gjatë i këtij shekulli, një fenomen që do të zgjasë rreth 6 minuta e 23 sekonda.
Kjo ngjarje astronomike do të sjellë errësim të pjesshëm ose total në një pjesë të madhe të botës, përfshirë Evropën, Afrikën Veriore dhe Lindore, si dhe Azinë Perëndimore.
Eklipsi i vitit 2027 do të ketë një kohëzgjatje të pazakontë për shkak të një përputhjeje të rrallë të faktorëve: Hëna do të jetë në pikën më të afërt me Tokën, Toka do të jetë në distancë më të madhe nga Dielli dhe hija e Hënës do të kalojë mbi ekuatorin e Tokës, duke lëvizur më ngadalë.
Këto kushte bëjnë që hija të qëndrojë më gjatë mbi një zonë të caktuar.
Një nga vendet më të mira për të ndjekur këtë fenomen do të jetë Luxori në Egjipt, i njohur për historinë e tij dhe tempujt e lashtë.
Aty janë duke u bërë rezervime nga turistë dhe studiues të astronomisë që duan të përjetojnë këtë spektakël unik në një nga ambientet më historike të botës.