Gazetari Bledi Mane ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e Big Brother VIP Albania 5, por jo si banor – kësaj here ai synon karrigen e opinionistit.
I ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, Mane u shpreh se e sheh veten në krah të opinionistes aktuale Neda Ballukut, ndërsa tha se Arbër Hajdari duhet të largohet për t’u fokusuar në sfida më të mëdha.
“Besoj se do të më pëlqente në rolin e opinionistit. Ndoshta me Nedën do bëja një dyshe të lezetshme, sepse Arbri besoj e ka mbyllur ciklin e vet. Gjëra më të mëdha po e presin,” – u shpreh Mane.
Ai shtoi se Hajdari duhet të kalojë në një tjetër fazë të angazhimit publik:
“Arbri duhet të mbyllë misionin edhe me Big Brother, edhe me organizatën humanitare. Duhet të japë kontributin tani në integrimin e Shqipërisë në BE dhe veçanërisht në politikë.”
Sa i përket performancës së Neda Ballukut si opinioniste në sezonin e tretë, Mane tha se do i jepte notën 7 nga 10, por theksoi se me prezencën e tij, do të mund të shkonin deri në një 9.