Në një klimë ndërkombëtare gjithnjë e më të nxehtë, një hartë e publikuar nga media shtetërore ruse, ka tronditur opinionin publik duke zbuluar shtatë objektiva të mundshme brenda SHBA-së që mund të goditen nga Rusia në rast se nis një luftë bërthamore.
Lista u përmend gjatë një transmetimi në televizionin shtetëror rus, teksa tensionet mes SHBA-së, Rusisë, Iranit dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm.
Përplasjet e fundit në Lindjen e Mesme, sulmet me raketa midis Teheranit dhe Tel Avivit, si dhe mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së ndaj Ukrainës, kanë ndezur frikën për një konflikt global.
Sipas raportimeve, objektivat e mundshëm janë:
1. Pentagoni (Virxhinia) – Qendra komanduese e mbrojtjes amerikane. Shkatërrimi i saj do paralizonte operacionet ushtarake të SHBA-së.
2. Camp David (Merilend) – Vend simbolik i vendimmarrjes presidenciale, përdorur shpesh për negociata të nivelit të lartë.
3. Jim Creek Naval Radio Station (Uashington) – Bazë kritike për komunikimet detare në Paqësor, përfshirë nëndetëset bërthamore.
4. Fort Ritchie (Merilend) – Edhe pse e mbyllur që në vitin 1998, ndodhet afër kompleksit sekret Raven Rock (“Site R”), një bunker strategjik.
5. McClellan Air Force Base (Kaliforni) – Mbyllur në 2001, por sipas burimeve, vazhdon të jetë në vëmendje të inteligjencës ruse.
6. Kirtland AFB (New Mexico) – Një nga pikat kyçe të arsenalit bërthamor të SHBA-së.
7. Pantex Plant (Teksas) – Objekti kryesor për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e armëve bërthamore amerikane.
Tensionet janë shtuar edhe nga spekulimet për një atentat të mundshëm ndaj udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, një skenar që Rusia e ka quajtur “provokim të papranueshëm që do çonte në destabilizim global.”
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se çdo veprim i tillë do shkaktonte një cikël të ri përshkallëzimi dhe do sillte pasoja të paparashikueshme në rajon dhe më gjerë.