Detaje të reja tragjike kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Arachthos në Arta të mërkurën, ku dy fëmijë të mitur u shpëtuan nga një shqiptar, Ledian Goga, nga 8 metra thellësi mbytje.
Fatkeqësisht, mësohet se pavarësisht se fëmijët u shpëtuan nga mbytja, të dy kanë zhvilluar sindromën klinike të vdekjes së trurit.
Mënyra e vetme që i mban në jetë dy të miturit janë makineritë.
Për rrjedhojë prindërit e e 13 dhe 14-vjeçarit kanë vendosur që të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.
Kujtojë se dy fëmijët u nxorrën nga lumi Arachthos në Arta pa ndjenja. Fatmirësisht pas një reanimacioni sistematik kardiopulmonar, mjekët ia dolën t’i rikthenin në jetë.
Ata u transferuan në një spital në Patra, megjithatë, testet që iu nënshtruan në një moment të dytë nxorrën përfundimin se nuk ka më shpresë për ta.
Për shkak të mungesës së oksigjenit në tru, dy fëmijët e vegjël pësuan dëmtime të shumta në shumë organe, dhe mjekët arritën vetëm t’u stabilizonin mushkëritë.
Ndërkohë në vendin ku u mbytën nxënësit, miqtë e tyre lënë lule dhe një letër, e cila shkruante: Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ju ikët si heronj. Shoqëria juaj!