Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klos, ku është gjetur i pajetë një burrë 65-vjeçar me inicialet S.V.
Sipas burimeve të para, ai është goditur me thikë të paktën tre herë në zonën e gjoksit.
Viktima kishte plagë edhe në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Trupi është gjetur i braktisur anës rrugës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.