Më 1 qershor, një aksident me motor u preu jetën në mes dy të rinjve nga Vlora.
Luan Llanaj, 19-vjeç dhe Tomor Mbarti, 16 vjeç humbën jetën pasi motori me të cilin po ktheheshin për në shtëpi u përplas fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me betonin.
Fatkeqësisht 19-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që miku i tij, u transportua me urgjencë në spital, por ndonëse ndihmës së bluzave të bardha ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
“Luani dhe Tomori ishin miq të mirë, kudo ishin bashkë”, kështu kanë deklaruar të afërmit dhe të gjithë ata që i njihnin dy të rinjtë.
E teksa kanë kaluar vetëm 9 ditë nga vdekja e tyre, shokët e dy djemve, në shenjë nderimi, kanë vizatuar portretet e tyre në murin ku dhe ndodhi aksidenti tragjik.
Të dy ishin nxënës të shkollës Industriale “Pavarësia” dhe punonin në të njëjtin servis në qytetin e Vlorës, për t’u ardhur në ndihmë sado pak familjarëve të tyre.