Pas aludimeve të përhapura në rrjet për një shtatzëni të dytë të moderatores Kiara Tito, ka qenë vetë ajo që reagoi duke i mohuar thashethemet.
Megjithatë, partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli, ka rindezur sërish diskutimet me një video të postuar së fundmi në Instagram.
Në pamjet e publikuara, Luizi shfaqet përkrah Kiarës dhe vajzës së tyre Luna Mari, teksa këndon vargjet: “Kiara thonë po pret një djalë”.
Kjo ka bërë që ndjekësit të spekulojnë sërish për një shtatzëni të mundshme, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga çifti.
Mbetet e paqartë nëse videoja ishte thjesht një mënyrë artistike për t’iu përgjigjur thashethemeve apo një paralajmërim i ëmbël për një lajm të ri në familjen Ejlli-Tito.