Ish-fituesi i Big Brother dhe analisti i përhershëm i realiteteve të këtij formati, Anaid Kaloti, ka dhënë së fundmi disa detaje interesante mbi jetën pas daljes nga shtëpia të personazheve të BBV4, duke përmendur konkretisht çiftin më të komentuar të këtij sezoni: Gjestin dhe Eglin.
I ftuar në një intervistë, Anaidi deklaroi: “Për fansat janë bashkë, por për njëri-tjetrin nuk e di… pasi nuk fle as me Gjestin, as me Eglin.”
Më tej, ai tregoi se pas rikthimit të Eglit në shtëpi, pati shumë presion nga opinioni dhe familjarët që ajo të tregonte forcë dhe të ndiqte zemrën e saj.
Ai shtoi: “Ju uroj suksese të dyve. Kam përshtypjen që rrugët do t’u takohen, nëse jo në jetën personale, atëherë në muzikë, në reklama apo ndonjë projekt tjetër. Ata kanë ditur ta mbajnë gjithçka shumë diskret.”
Por deklarata që bëri më shumë bujë ishte ajo që konfirmon se Gjesti dhe Egli janë takuar: “Kur erdhën në ‘Prime’ thanë që janë takuar, dhe realisht kanë qëndruar një natë bashkë, por larg publikut, larg syve të të gjithëve.”
Duket se dyshja po zgjedh ta ruajë raportin e tyre larg vëmendjes mediatike – për tani.