Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, është treguar mjaft aktive në rrjetet sociale pas daljes nga spektakli.
Së fundmi, ajo zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku vendosi të ndante disa nga mesazhet që ka marrë në inbox.
Një prej mesazheve më të komentuara erdhi nga një person që la të kuptohej se është një ish-banor i shtëpisë, i cili i shkroi: “O Bona je shumë e bukur. Si nuk ta thashë kur ishim në Big”, duke e shoqëruar me një emoji zemre.
Valbona reagoi me një përgjigje të shkurtër: “A ti ti ti…”, pa zbuluar identitetin e dërguesit.
Në një tjetër mesazh, që duket të jetë nga opinionisti Arbër Hajdari, ai i shkruan: “A më pranon si negociatorin tënd për paqe me Laertin?” Në përgjigje, Valbona e ka etiketuar dhe është përgjigjur me humor: “Mision i pamundur.”