Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, ka tërhequr vëmendje me një deklaratë të bërë gjatë një interviste për emisionin “Andale”.
I njohur për pasionin e tij për futbollin dhe krahasimet e drejtpërdrejta, këtë herë ai solli një paralelizëm të pazakontë mes Lionel Messit dhe Luiz Ejllit.
“Lionel Messi është ai njeriu që po ja zhvlerëson futbollin njerëzve duke lënë ai futbollin. Pra, njerëzit nuk mund të shohin dot futboll pa qenë ai aty,” tha Shakohoxha. Më pas shtoi: “Mund të bëj një paralelizëm, meqë është periudha. Sa herë më pyet ndonjëri kush e fiton Big Brother, i them Luizi. Ishte gjëja më e bukur që i ndodhi Big Brother-it Luizi, por është edhe gjëja më e keqe që i ndodhi, se që nga dita që iku Luizi, Big Brother nuk ka të njëjtën vlerë.”
Deklarata është bërë virale në rrjet, duke ngjallur reagime dhe diskutime, veçanërisht mes ndjekësve të spektaklit dhe fansave të Luiz Ejllit. Ajo vjen në një kohë pasi formati përmbylli sezonin e tij të katërt, duke e rikthyer sërish në qendër të vëmendjes emrin e fituesit të BBVA2.