I zuri vendin, Kiara Tito shprehet: “U luta që Xhemi Shehu të linte Portokallinë…”

Mbrëmjen e sotme u transmetua episodi i parë i sezonit të 43-të të emisionit të njohur të humorit “Portokalli”.

Përveç momenteve të shumta humoristike, një batutë e Kiara Titos, moderatores së programit, tërhoqi vëmendjen e publikut.

Duke iu referuar një deklarate të Nevina Shtyllës, e cila tha se lutjet dëgjohen, Kiara vijoi me një koment humoristik:

Nevina kishte të drejtë kur tha se lutjet dëgjohen, është e vërtetë. Por unë mendoj se e vetmja lutje që është dëgjuar deri më tani është ajo e imja, kur u luta që Xhemi Shehu të linte ‘Portokallinë’.”