Pak minuta më parë, Ledioni ka bërë të ditur emrat e tre banorëve që i rikthehen shtëpisë së Big Brother Albania.
Jozi, Amber dhe Bani i rikthehen zyrtarisht garës dhe mundësisë për t’u shpallur fitues.
Mirëpo diçka e “papritur” ka ndodhur menjëherë pas këtij njoftimi.
Një numër i madh komentesh negative janë bërë në “Live Chat-in” e Big Brother në YouTube, ku kritikojnë ashpër produksionin për rikthimin e dy dhunuesve dhe bullizuesve në spektakël.
Pritet të shihet si do të reagojë Gjesti, i cili u shpreh se nëse këta banorë i rikthehen shtëpisë, ai do të largohet menjëherë.