Një incident i papritur ka çuar në largimin e përkohshëm të Gjestit nga shtëpia mbrëmjen e sotme, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
Gjatë ceremonisë së dasmës, një përplasje mes tij dhe Gertës përfundoi me një veprim të papritur nga ana e saj. Ajo i hodhi shampanjë dhe birrë në fytyrë, duke e prekur edhe në sy.
Ky veprim, i përsëritur dy herë, ka ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore, duke bërë të nevojshme një vlerësim mjekësor jashtë shtëpisë.
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky zhvillim në dinamikën e lojës.