Krist Aliaj ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë ku zbuloi realizimin e një projekti në bashkëpunim me ish-opinionisten e Big Brother VIP, Zhaklin Lekatari.
Ish-banori i Big Brother iu përgjigj si fillim pyetjes “a vazhdon të mendosh se marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës nuk është diçka reale?”.
“Unë s'mendoj më fare për ata. S'mendoj më për asnjë person nga big-u për arsye se s'ka kuptim të mendoj më, kanë kaluar dy vite”, u përgjigj Kristi, duke shtuar më tej: “Unë takoj vetëm Zhaklinën, ishte opinioniste në edicionin tim. Me Zhaklinën kam një projekt specifikisht për dhunën që përjetuam ne të dy, edhe disa të tjerë, brenda Big Brother dhe jashtë saj”.
Me këtë deklaratë, Kristi la të kuptohet se ka ndjerë dhunë psikologjike nga Luizi gjatë kohës që ishte në BBV, dhe jashtë programit nga fansat e tij, ç'ka e ka nxitur të krijojë një projekt bashkë me Zhaklinën kundër dhunës.