Stafi dhe ekuipazhi i Netflix, i cili është duke punuar dhe xhiruar për pjesën e dytë të dokumentarit “Our Planet” u përball me një situatë të tmerrshme, pasi u sulmua nga peshkaqenët e urritur. Fatmirësisht, nuk pati lëndime.
Incidenti ndodhi kur skuadra po filmonte pamje nënujore pranë ishullit Laysan në Hawaii dhe ata po dokumentonin sjelljen e zogjve albatrosë në këtë zonë.
Por, xhirimet nuk shkuan siç e kishin menduar, pasi një peshkaqen tigër sulmoi varkën.
Ata vunë re një valë të shpejtë uji që po orientohej drejt tyre, kur një peshkaqen tigër u hodh drejt varkës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Toby Nowlan, producent, u shpreh: “E gjithë varka shpërtheu. Ne po përpiqeshim ta largonim, dhe nuk po ia dilnim. Ishte e tmerrshme. Ky ishte peshkaqeni i dytë atë ditë që na sulmoi. Ata ishin jashtëzakonisht të uritur, kështu që mund të mos kishte mjaftueshëm ushqim natyral dhe ata thjesht po provonin çdo gjë që hasnin në ujë”.
Ai e cilësoi sjelljen të “pazakontë” dhe tha se me shumë gjasa, sulmi ka ndodhur për shkak se peshkaqenët kanë pasur shumë uri.