Ditët e sotme mediat sociale janë padyshim një tregues i marrëdhënieve mes njerëzve. Thënë kjo, zakonisht, një “unfollow” në Instagram përkthehet si një zënkë a krisje raportesh mes dy personave.
Kjo ka ndodhur mes Luiz Ejllit dhe Armaldo Kllogjerit, të cilët nuk ndiqen më në Instagram prej javësh. Ata kanë dhuruar këto javë momente “funny” në rrjet me komentet ngacmuese që i linin njëri-tjetrit nëpër postime. Ndjekësit vunë re para pak javësh se ata nuk ndiqen më. Gjë që ngriti pikëpyetje mbi raportin e tyre.
Mirëpo, një postim i bërë nga Luizi së fundmi tregoi të kundërtën. Ai ndau me ndjekësit një foto të një gjobe bashkë me lejen e drejtimit të Maestros. Me humor shkruante krah saj: “I kanë vendosur gjobë se ka nominuar Kiarën”.
Kjo i bëri fansat të mendojnë se ata kanë raporte të mira, por Maestro e mohon diçka të tillë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, ai tha se Luizi është i vetmi nga ish-banorët me të cilët nuk ka marrëdhënie.
“Unë me të gjithë banorët i kam raportet mirë, përveç Luizit me të cilin i kemi shkëputur marrëdhëniet. Jo, unë nuk kam kërkuar asnjëherë këngë me atë. Fansat duan të na shohin bashkë në një këngë.”-tha ai në ‘Procesi Sportiv’.