Nisja e “Dancing With The Stars” po afron, ndërsa në rrjet kanë filluar aludimet për konkurrentët pjesmarrës.
E duket se një prej tyre sapo është zbuluar.
Bëhet fjalë për Sarah Berishën, blogeren që u bë e njohur për publikun pas pjesmarrjes në BBV. Lajmin e kanë konfirmuar burime për “Kryefjala”.
Megjithatë aludimet mund të vërtetohen vetëm në momentin që do të kemi konfirmimin nga vetë programi, me shumë gjasë në nisjen e shtatorit, kur zbulohen edhe emrat e parë të personazheve.