Majin që lamë pas, “Big Brother VIP Albania” mbylli me sukses sezonin e tij të dytë, ku fitues u shpall këngëtari i njohur, Luiz Ejlli.
Është konfirmuar se ky reality show do të startojë sërish dhe produksioni ka filluar me rekrutimin e banorëve.
Mirëpo përpos dilemës së banorëve, është edhe ajo e opinionistëve, pasi pritet që Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatari të zëvendësohen nga dy personazhe të tjerë.
E teksa në rrjet qarkullojnë disa emra, së fundmi gazetari i njohur, Bled Mane ka shprehur hapur dëshirën për të qenë si opinionist i “Big Brother VIP”
Në një intervistë për ‘Pushime on top’ gazetari tha:
“Do kisha dëshirë për shembull të kandidoja edhe unë si opinionist në ‘Big Brother’. Do jem konkurent i fortë me Kristin mesa po shoh”.
Nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim momentin e nisjes së reality show-t për të zbuluar se kush do të jenë në të vërtetë dy opinionistët.