Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
Loki MagazineLoki Magazine
Lifestyle

7 shenja që tregojnë se lidhja aktuale thjesht po ju çon kohën dëm!

LokimagazineBy LokimagazineAugust 29, 2023
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Le ta themi në zhargonin e përditshëm: Të lësh dikë “varur” është termi që përshkruan sjelljet e një njeriu që mban me shpresa apo i jep shenja personit përballë duke e ditur që ky i fundit ka interes për të. Vetëm që ta mbajë pas vetes, edhe pa patur asnjë qëllim serioz jep sinjale që e bëjnë personin  e përfshirë të investojë, kohë, energji dhe emocione në një raport që në fund të ditës është më shumë se thjesht “i komplikuar”.

Personi që bën sjellje të tilla është zakonisht i paqëndrueshëm emocionalisht. Ata thjesht duan të dinë nëse ju jeni aty për ta kur i nevojiteni, ose thjesht të rrisin egon e tyre personale duke provuar edhe një tjetër herë që ju i përgjigjeni kur ATA duan. Sa e dëmshme dhe zhgënjyese është kjo për personin tjetër? Shumë, duke ditur që me shumë gjasa lidhja që ata presin nuk do të ndodhë.

Si ta kuptoni nëse jeni në një raport si ky?

1. Ti përgjithësisht ndihesh konfuze për këtë marrëdhënie

Nuk di ta përkufizosh raportin që ke me atë njeri dhe nëse të pyesni, s’di të japësh një përgjigje në lidhje me të. Gjërat nuk janë të qarta dhe ti ende s’e ke kuptuar nëse ai/ajo ka pëlqim/interes ndaj teje.

2. Në mënyrë të vazhdueshme ke nevojë të konsultohesh me të tjerë për të kuptuar çdo thonë veprimet apo mesazhet e tij dhe si mund t’i përgjigjesh

Patjetër që të gjithë kemi nevojë për një mendim ndryshe, parë në mënyrë më të ftohtë nga dikush tjetër që s’është i përfshirë emocionalisht, por ka diçka. Ti e ndjen që diçka s’shkon dhe vazhdon të kërkosh përgjigje nga të tjerë, kur veprimet e tyre i janë përgjigjur me zë të lartë çdo dileme që ti ke.

3. Anullojnë planet papritur ose të lënë në pritje

Ti pret vazhdimisht për mesazhin apo telefonatën e tij për të ditur çfarë do të bëhet me ditën tënde. Kujto që të gjithë jemi të zënë, por kur dikush të pëlqen dhe do të kalosh kohë me të, e gjen mënyrën për ta treguar me fjalë, vepra dhe përkushtim. Mos shpenzoni më energji.

4. Komunikimi juaj nuk është i qëndrueshëm

Ti kurrë s’e di kur mund të dëgjosh prej tij. Si rezultat marrëdhënia ngec. Edhe kur takoheni apo flisni nuk kuptoni asgjë në lidhje me raportin tuaj. Reagimet e tyre neutrale ju mbajnë me shpresa false, prandaj duhet të jeni të sigurtë që po merreni thjesht me dikë të paqëndrueshëm emocionalisht.

5. Ti shmang gjithmonë bisedat në lidhje me ndjesitë e tua apo përcaktimin e qartë të marrëdhënies

Sepse ke frikë mos ai/ajo largohet në momentin kur kjo bisedë bëhet. Çdo lidhje që përfundon thjesht sepse ti tregon si ndihesh apo ke nevojë për të ditur llojin e raportit ka qenë thjesht e pashëndetshme dhe jo e destinuar të zgjasë.

6. Mesazhet e tyre janë konfuzuese

Herë i ndjeni afër dhe bëhen shumë intim me ju, herë i ndjeni shumë të ftohtë. Mund të thonë gjëra të tipit: “Ti më pëlqen dhe shoh një të ardhme e ty, por s’e di nëse mund të përfshihen në këtë kohë sepse kam gjëra të tjera në mendje”. Mos u fokusoni tek pjesa e parë e mesazhit, mendoni që ai thjesht s’është i gatshëm t’i dedikohet një marrëdhënieje apo të përfshihet më shumë emocionalisht. Mund të ndodhë që në fund të pendoheni që keni shpenzuar kohë, kur mund të kishit dalë me dikë që është i qëndrueshëm emocionalisht dhe di t’ju dedikohet.

7. Jeni të emocionuar në disa raste dhe pastaj zhgënjeheni papritur

Kjo sepse komunikimi i tyre s’është sistematik dhe jo gjithmonë janë njësoj. Një çast ndiheni të veçantë nga gjërat që ju thonë, çastin tjetër si njeriu më i largët për të. Gjithçka vjen sepse nuk jeni emocionalisht të sigurta krah tij, prandaj vraponi!

Burimi: Psychology Today

Related Posts

Shenjat e horoskopit që bëjnë një super kombinim në shtrat

December 1, 2023

Njerëzit në TikTok janë fiksuar me këtë truk për dritat e pemës së Krishtlindjeve

December 1, 2023

Detektivja shqiptare tregon kohën kur çiftet tradhtojnë më shumë

November 30, 2023

Bëji vetes këto 12 pyetje dhe zbulo nëse ke trauma nga fëmijëria

November 29, 2023
Loki Magazine
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Do Not Sell My Personal Information
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2023 | lokimagazine.com