Ka pak javë që Mozzik dhe Kida sollën bashkëpunimin e tyre të ri, në videoklipin e së cilës shfaqen në altar e të veshur si dhëndër dhe nuse. Pikërisht për këtë pjesë reperi ka biseduar me Hanën, vajzën e tij, e cila si duket nuk është e kënaqur nga kjo pjesë. Ajo e pyet babin e saj nëse ajo është gruaja e tij dhe nëse është martuar. Momenti është shumë i ëmbël dhe vogëlushja simpatike ka shkaktuar shumë të qeshura.
Author: Lokimagazine
Nuk është gjithmonë e thjeshtë ta kuptoni çfarë s’po shkon me ju. Gjithsesi, trupi nuk gënjen kurrë, mjafton që ju t’i kushtoni vëmendje sinjaleve që ai jep herë pas here. Si përgjigjet ndaj stresit? 1.Kërcisni dhëmbët Një nga shkaqet kryesore pse e bëni këtë është stresi. Mund ta gjeni veten duke kërcitur dhëmbët në mënyrë të pavetëdijshme ose kur jeni në gjumë. 2. Djersini shumë Djersa ndodh për shumë arsye: ushtrimi fizik i tepërt, temperaturat e larta, apo kur truri yt po ndjen një kërcënim. Nëse e shihni që djerësini në mënyrë konstante do të thotë që jeni duke përjetuar…
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre. Mirëpo pak më parë, në një postim në rrjetet sociale, Luizi shprehet se teksa ka kontrolluar makinën e tij, ka parë shumë gjoba të marra për mos vendosje të rripit, tejkalim shpejtësie, përdorimin e telefonit gjatë kohës…
Këngëtarët shqiptarë po fitojnë shuma marramendëse në koncerte. Këngëtari i njohur, Erik Lloshi ka zbuluar me shifra sesa fiton. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E Diell”, ai është bërë pjesë e lojërave të ndryshme. Gjatë një loje Eriku u pyet për shumën më të madhe që ka marrë në një dasmë dhe në një koncert. Artisti nuk ngurroi që të përgjigjej dhe tha se në një dasmë ka marrë ‘4800 euro’. Ndërkohë kur erdhi te pjesa e koncertit, ai kujtoi shumën e parë më të madhe që ka marrë 10 vjet më…
Bebe Rexha konfirmoi ndarjen nga ish-i dashuri, Keyan Safyarion, pas 3 vitesh lidhjeje. Ndërkohë që ishte duke performuar në Londër, Bebe shpërtheu në lot dhe tha: “Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”. Besohet se arsyeja e ndarjes mund të jenë komentet e Keyan për peshën e saj. Ajo publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe ku ish-partneri e kritikonte. “Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua. Por, gjithnjë të kam…
Instagrami i Ronaldo Sharkës është kthyer në një spektakël më vete, me moderatorin që bën postime të shumta çdo ditë, herë funny, herë thumbuese, dedikuar kryesisht figurave publike. Së fundmi, në lupën e tij ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura. Ronaldo ka publikuar një screenshot ku tregon një intervistë të saj që ka marrë 1.1 mijë klikime. “Më e përfolura e momentit me 1 mijë views. Bravo sa bukur”-shkruan ai. Më pas ka ndarë një postim që modelja ka bërë në Instagramin e saj. Ajo shfaqet në një club ku shkruan: “Pritje madhështore për kryefjalën e…
Siç ishte raportuar muaj më parë, Ardian Bujupi i ka dhënë fund beqarisë. Pritej që kjo verë do të sillte ndryshime të mëdha në jetën e këngëtarit dhe kështu ndodhi. Ardiani mbajti sekret (vazhdon ta bëjë), vajzën që i mori zemrën madje edhe komplet ceremonia e kurorëzimit në Gjermani shkoi në fshehtësi të plotë. Mirëpo së fundmi, “Prive” ka zbuluar pamjet e para të vajzës, tashmë bashkëshortes së këngëtarit dhe ajo duket një yll. Mësohet se ajo ështē një shqiptare, e cila prej kohësh jeton dhe vepron së bashku me familjen e saj në Gjermani.
Katër ditë para “Alpha Show 2”, Noizy, ndërkohë që përgatitet të dhurojë spektakël, ka marrë dhe kohën e duhur për të reflektuar, falenderuar miqtë, personat e afërt dhe familjarët, si dhe për t’u kërkuar atyre një ndjesë publike dhe të sinqertë për të gjitha sfidat dhe shqetësimet që mund t’u ketë sjellë gjatë karrierës dhe rrugëtimit të tij. Në një video të postuar në llogarinë e “Alpha Show” në Instagram, Noizy shprehet: “Do të doja t’i falenderoja të gjithë ata që kanë besuar tek unë sepse bëhet fjalë (për një kohë të gjatë) që kur isha në Angli, para se…
Eni Jani, partnerja e aktorit të njohur shqiptar, Genci Fuga, ndau pak ditë më parë një lajm aspak të këndshëm me ndjekësit e saj në Instagram. Në llogarinë e saj të këtij rrjeti social, ajo bëri të ditur se Genci pësoi një goditje në tru dhe për këtë do i duhej ti nënshtrohej një operacioni. Mirëpo në pamundësi, ajo kërkoi nga çdokush që të ndihmonte me sadopak para për operacionin e partnerit të saj, i cili shkonte në 19 mijë euro. Nuk vonoi shumë dhe Eni bëri një tjetër reagim, ku teksa falenderoi të gjithë bamirësit, tregoi se shuma e…
Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump e magjepsur nga bukuria e natyrës shqiptare të cilën e vizitoi javën e kaluar, vazhdon ta paraqesë në rrjetet e saj sociale. Teksa ka postuar një foto nga pushimet, ajo ka shkruar: “Shqipëri e bukur”. Ajo pushoi për disa ditë në Shqipëri. Këtë herë destinacioni i saj ishte jugu i vendit, por nuk u mjaftua me kaq. Ajo me një helikopter, nga ajri vizitoi vende që nuk mundi t’i shihte dot nga toka. Këtë vit ishte një rikthim, e me siguri që nuk do të ngurojë ta vizitojë sërish në të ardhmen Shqipërinë.