Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë.
Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë.
Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Mirëpo pak më parë, në një postim në rrjetet sociale, Luizi shprehet se teksa ka kontrolluar makinën e tij, ka parë shumë gjoba të marra për mos vendosje të rripit, tejkalim shpejtësie, përdorimin e telefonit gjatë kohës kur është në timon etj.
E duket se edhe pse tashmë e njohin të gjithë Luizi nuk ka avantazhe dhe toleranca nga të tjerët në lidhje me rregullat dhe ligjet nga policia.