Dalja e Efit nga shtëpia e “Big Brother VIP” nuk ka qenë aspak e lehtë për Luizin. Ditën e sotme teksa konsumonte kafen e mëngjesit së bashku me Valbonën, Luizi nuk i përmbajti dot lotët. Ai u shpreh se ende nuk është mësuar me mugesën e saj dhe nga momenti në moment pret që ajo të vijë t’i thërras. “Më duket sikur do dalë tani nga ajo derë dhe do vijë këtu të thotë o Luiz ma bë një kafe”, është shprehur Luizi. Nga ana tjetër Valbona shton: “Po, gjithë nerva dua një kafe”. Më pas të dy kanë heshtur…
Author: Lokimagazine
Disa ditë më parë nga “Replika.al” u përhap një lajm i çuditshëm rreth një romance të vjetër mes Olta Gixharit dhe konkurrentit të ri, Xhonatan. Sipas burimeve të tyre, dyshja kanë patur një romancë të shkurtër gjatë verës së shkuar, ndaj bashkëshorti i Oltës kishte “zbarkuar” në Top Channel për të kërkuar largimin nga shtëpia të Xhonatan. Ditën e sotme Xhonatani ka reagur për herë të parë pas daljes nga shtëpia teksa ishte i ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, duke i hedhur poshtë gjithë fjalët që kanë qarkulluar. “Unë kam patur fatin që Oltën ta njoh familjarisht dhe…
Edhe pse u bë e njohur nga programi “Për’puthen”, Efi Dhedhes shfaqi të gjithë karakterin e saj të fortë dhe luftarak aq sa edhe të ndjeshëm në “Big Brother VIP”. Shumë shpejt ajo u kthye në një nga personazhet më të pëlqyer brenda shtëpisë së famshme edhe pse mbrëmjen e djeshme gara e saj përfundoi. Të shumta kanë qenë reagimet e publikut dhe të figurave të njohura që e mbështetën konkurrenten, ku mes tyre dallon edhe ai i autores së Përputhen, Olsa Muhameti. Olsa ka shpërndarë foton e Efit në llogarinë e saj në Instagram, të cilën e ka shoqëruar…
Vendimi i mbrëmjes së djeshme për të nxjerrë në nominim treshen Kiara, Efi, Luiz e bëri këtë të fundit të revoltohet nga sulmi i qëllimshëm i Deas. Pasi ngeli Kiara përballë Efit në nominim, Luizi filloi t’i kundërvihej Deas duke i thënë se ka për të marrë hak dhe ka për t’a shkelur me këmbë në vazhdim, në kontekstin e lojës. Mirëpo, duket se Dea u tremb nga gjuha që iu drejtua Luizi dhe u shpreh se nuk mund të vazhdojë të jetojë me frikë në shtëpi. Ndaj, pas spektaklit të djeshëm Amosi ka diskutuar me Dean dhe i ka…
Eni Tare i emocionoi të gjithë me rrëfimin e jetës së tij në “Big Brother VIP”, ku foli për fëmijërinë dhe problemet familjare. Ai i përloti të gjithë shqiptarët teksa tregonte se si i ati kishte nisur alkoolin kur ai ishte 10 vjeç dhe dhunonte nënën e tij. I ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, Eni u pyet nëse mban kontakte me të atin dhe se si është marrëdhënia e tyre. Eni tregoi se kontaktet mes tyre janë të mira dhe të shpeshta. “Absolutisht përditë, madje para se të vija këtu e telefonova dhe e pyeta siç e pyes përditë…
Mbëmjen e djeshme, përveç Xhonatan është larguar edhe Efi nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP”. Ka qenë pikërisht Dea Mishel, të cilës iu dha e drejta si fituese e lojës me pyetje për të çuar në nominim tre konkurrentë. Ajo pa u menduar gjatë zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Efi, ku nga të tre u largua Efi, eleminim që pritet të ndryshojë komplet rrjedhën e lojës. Megjithatë Olta nuk ka mundur dot të fshehë gëzimin pas largimit të Efit. Aktorja përveçse ishte e vetmja që nuk e takoi si gjithë të tjerët, por teksa qëndronte me Dean ka shprehur…
Aktorja Olta Gixhari po konsiderohet si një nga konkurrentet më të forta të “Big Brother VIP”, e cila po merr vëmendje dhe po komentohet shumë nga publiku. Mirëpo, nuk mund të mohoet se janë të pakët ata që e mbështesin pasi aktorja ka krijuar një rol antagonist në shtëpi dhe pjesa më e madhe është kundër saj. Një prej tyre duket se është edhe në radhët e kolegëve të saj. Bëhet fjalë për aktoren Ina Gjonçi që mesa duket në këtë “Big Brother” nuk bëka tifo për Oltën, por për grupin e saj kundërshtar. Në një nga live-t që personazhe…
Gazetarja Dalina Buzi përfshihet shpesh në situatat e ndodhura brenda shtëpisë së BBV2 duke dhënë komentet nga pikëpamja e saj. Gjatë spektaklit të djeshëm, tek po komentonte ngjarjet në profilin e “Anabel”, Dalina kishte bërë një shkrim ku kishte përmendur Arjola Demirin. “Cilat janë surprizat e Deas moj Diola dmth Arjola Demiri?”- kishte shkruar gazetarja, ndërsa më pas kishte shtuar disa fjalë për Efin. “Me thënë të drejtën, Efi ka qenë super surprizë për këtë edicion të “BBVA”. Shumë e drejtpërdrejtë dhe e kthjellët në mendime, nga ana tjetër s’ka pasur frikë të shprehë mendimet dhe edhe të zihet, qoftë…
Prime-i i djeshëm i “Big Brother VIP” ka qenë i mbushur plot debate e surpriza, por edhe me eleminime. Prezantimin e emisionit Arbana e nisi me “shpatë” ku bëri me dije se nuk do të ketë një eleminim, por dy të tillë. Kështu, konkurrenti i parë që u largua nga shtëpia ishte Xhonatani. Mirëpo, pasi Dea Mishel hapi zarfin e kuq i cili kishte mbërritur në shtëpi disa ditë më parë, asaj iu dha avantazhi për të nxjerrë në nominim menjëherë tre banorë të shtëpisë. Pa hezitim, ajo vendosi që të vinte përballë njëri-tjetrit Luizin, Kiarën dhe Efin. Për pak…
Në disa video të publikuara në rrjete sociale, Luana Vjollca duket se ka gati një tjetër surprizë për fansat. Ajo është shfaqur së bashku me Fabiola Baglieri, aktorja dhe TikTok-erja e njohur italiane, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim, projekt apo do të jetë e ftuar në “Zemër Luana”. Ata ishin së bashku në makinë duke kënduar këngën virale tashmë “Flowers” dhe duke lënë të pazbuluar surprizën që mezi presim ta shohim.