Gerard Pique duket se nuk po i qëndron besnik as lidhjes së tij me Claran. Paparazzi, i cili fotografoi Shakira dhe Pique gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare, postoi në Instagram një profil të një vajze duke hedhur dyshimet se futbollisti po e tradhton dhe të dashurën e re. “A e njeh, Gerard? Mos u habit nëse Shakira të ka vënë gjithë botën kundër”, shkruan ai. E reja quhet Julia Puig Gali dhe sipas profilit të saj në rrjetet sociale, ajo është nga Barcelona dhe ka përfunduar masterin për të Drejtën Penale Ekonomike. Julia Puig Gali është vajza me të cilën…
Author: Lokimagazine
Regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up” për të folur rreth dinamikave të formatit. Një ngjarje që është komentuar më shumë së fundmi ka qenë ajo e ‘protestës’ në mbështetje të Luizit jashtë ambienteve të shtëpisë më të famshme. Eduarti u shpreh se, si produksion, ishin të gjithë shumë të lumtur pasi u tregua më së miri suksesi që programi ka arritur në kaq javë transmetim. Mirëpo nga ana tjetër ai e vuri veten edhe në vendin e një teleshikuesi, tek u shpreh se do të ishte mirë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk është “plotësisht i sigurt” se presidenti rus, Vladimir Putin, është ende gjallë dhe se është ai që merr vendimet në Rusi. Kështu u shpreh presidenti ukrainas gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik të Davosit. “Nuk jam i sigurt se me kë dhe për çfarë të flas. Nuk jam i sigurt se presidenti rus, i cili ndonjëherë shfaqet si hologram është me të vërtetë ai”, iu përgjigj Zelensky një pyetjeje për mundësinë e bisedimeve të paqes. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Kremlinit. “Rusia dhe Putini ekzistojnë dhe do të ekzistojnë dhe presidenti ukrainas,…
Ditën e djeshme një deklaratë e Luiz Ejllit për ish-banorët e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP” bëri mjaft bujë. Teksa po tregonte se si duhet të jetë një femër ideale sipas tij, Luizi u shpreh: “Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.” Mirëpo në një tjetër diskutim me Efin, këtë herë Luizi nuk e kurseu as Ilir Shaqirin, fituesin e BBV1. Sipas Luizit, Iliri nuk u shpall fitues sepse ishte i denjë, por sepse kundërshtari i tij ishte Donald Veshaj, të cilit iu referuar me fjalën “i papjekur”. “Iliri kishte…
Analisti dhe ish deputeti i njohur i ekraneve shqiptare, Milaim Zeka, ka qenë i ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”. Mirëpo, pas pjesmarrjes në program ai ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram, ku ka ngritur dyshimet se do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”. “Me kolege në WakeUP, Top Albania Radio. Po futemi në BB”- ka shkruar analisti dhe kaq mjaftoi që të përflitet për një pjesmarrje të tij në shtëpinë më të famshme. Një karakter si Milaimi do ishte me të vërtetë interesant në një format të tillë, mirëpo çdo gjë do të…
Alban Ramosaj ka lansuar sot këngën e re të titulluar “Plagë”, të cilin ia ka dedikuar babait të tij, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë. Mungesën që i ati i ka lënë prej vitesh, këngëtari vendosi t’a kthente në rreshta dhe melodi, ashtu siç vetëm Albani di të bëjë. “E kam të vështirë të publikoj këtë postim, lëre të publikoj një këngë e videoklip mbi këtë temë që unë rrallë herë jam shprehur e madje as familjarët e mi nuk më kanë parë apo dëgjuar në momente të dobëta emocionale siç më shihni e dëgjoni në “Plagë””,…
Kejvina Kthella ishte konkurrentja e “Big Brother VIP” e cila u skualifikua nga gara për shkak të dhunës fizike ndaj Luiz Ejllit. Ashtu si shumë banorë të tjerë, edhe ajo ishte një nga ‘kundërshtaret’ e Luizit, me të cilin kishte përplasje të shumta në shtëpi. Mirëpo, duket se pas daljes nga shtëpia Kejvina ka bërë një reagim pasi vuri re gjithë mbështetjen e madhe të publikut ndaj Luizit. Modelja ka filluar të ndjekë në rrjetet sociale këngëtarin, duke lënë kështu pas përplasjet mes tyre brenda shtëpisë. Jo vetëm kaq, por ajo ka ende video me të në profil. “Shokët…
Perspektiva e dashurisë është e re dhe emocionuese për të gjithë ata që hyjnë në një lidhje. Por sapo fluturat të qetësohen dhe të krijohet përkushtimi mes dy partnerëve, duhet të prisni me padurim fazën tjetër të marrëdhënies suaj. Faza e vendosjes së stabilitetit dhe ekuilibrit të dashurisë, punës, shëndetit dhe jetës familjare. Një aspekt i rëndësishëm në këtë është të kuptoni nëse keni pavarësinë tuaj në marrëdhënie, apo jeni “bisht” i partnerit/es tuaj. Varësia ndaj partnerit/es mund të vrasë marrëdhëniet afatgjata. Pra, kini kujdes, shenjat e mëposhtme ju tregojnë se keni pavarësinë tuaj në një marrëdhënie të shëndetshme. Keni…
Dashi: Kokëfortësia do ju krijojë shumë kundërshtarë gjatë kësaj dite. Në shumicën e kohës tensioni do mbizotërojë në të gjithë sektorët. Nëse jeni në një lidhje mos mendoni se për çdo gjë keni ju të drejtë dhe t’i hidhni poshtë ato që do ju thotë partneri. Edhe mendjemadhësia do krijojë debate. Ju beqarët duhet të pranoni njëherë të metat tuaja dhe pastaj të shihni ato të të tjerëve. Po kërkuar persona perfektë keni për të mbetur përherë vetëm. Në punë do lodheni goxha dhe sërish nuk do arrini atje ku doni. Askush nuk do ju ndihmojë sepse me të gjithë…
Sikur mos i mjaftonin gjithë debatat dhe drama” që ka krijuar me banorët brenda shtëpisë së “Big Brother”, Luiz Ejlli u zgjua sot dhe vendosi që të bënte ironi me personazhet e edicionit të vitit të shkuar të reality show-t, duke bërë kundra vetes më shumë njerëz. Në një diskutim me Bjordin për “femrën e tij ideale”, ai pêrdori ironinë për cilësitë e personazheve mê të njohur nga “BBV1” duke thënë: “(Vajzên e dua) Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtë si Arjola.” Deklaratës së tij i reagoi menjëherë Triksa nëpërmjet një postimi në…