Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli, treguan historinë e dashurisë së tyre në një intervistë në “Më lër të flas”.
Egli zbuloi se ka qenë fanse e zjarrtë e Olsit, specifikisht me rolin e tij si “Kimikati”, në “Portokalli”.
Olsi tha se ka shfaqur interesin për ta njohur bukuroshen, por mes shakave thotë se i është dashur tetë muaj për ta bindur të jenë bashkë.
“Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj, por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi” – tregon Egli për Olsin, i cili pranon se pas kësaj shkëputjeje të shkurtër, ata vijuan kontaktet.
“Thashë meqë po e marr për burrë që 21 vjeçe, thashë ta shijoj dhe verën e fundit njëherë dhe…”
“Dihet, nga Marikaj me origjinë, 20 vjeç mbyllet çdo gjë” – shtoi Olsi me të qeshur, pasi kuptoi se ajo tashmë kishte nisur të mendonte që ata të dy mund të kishin një lidhje bashkë.
“Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj, vëllai jot. Çfarë ka kaluar ky shpirt…”