Lorenci duket se nuk po i përjeton aspak mirë akuzat që po i bëhen pasi deklaroi se kishte një raport me Keisin.
Të gjithë banorët dhe jo vetëm mendojnë se ai e bëri gjithçka për vëmendje.
Gjatë një bisede me Keisin, këngëtari e ka sqaruar se nuk e ka bërë aspak për keq, mirëpo nuk dinte se si t'a pyeste nëse mund të fliste apo jo për lidhjen e tyre të shkuar.
Ai gjithashtu i kërkoi falje e madje u shpreh se ishte gati të dilte nga shtëpia vetëm për të treguar se veprimi i tij nuk ka qenë për vëmendje.
“Jam gati të marr valixhet të dal jashtë, nuk po duroj dot më. Nuk kam nevojë për atë vëmendje fare. Më mirë krijoj një lidhje nga fillimi, nuk kam pse luaj në këtë mënyrë. Ajo e ditëve të para, presioni, futesh në dhomë të rrëfimit, ti e di si është aty. Ma bë hallall, më fal, e di që s’mjafton vetëm të të them më fal.”