Author: Lokimagazine

Dashi Shëndeti juaj mund të ketë nevojë për kujdes sot. Nëse dëshironi të bëni një jetë të qetë dhe të ruani një standard të qëndrueshëm jetese, atëherë sot duhet të jeni të vëmendshëm ndaj financave tuaja. Situata në jetën tuaj familjare do jetë disi e paparashikueshme. Një telefonatë nga partneri/partnerja do t’jua bëjë ditën e veçantë. Demi Mospërfillja e mendimeve të prindërve tuaj mund të jetë kundërproduktive për ju. Vendosjet planetare të sotme mund të mos jenë më të favorshmet për ju për sa i përket parave. Planifikoni diçka të veçantë për fëmijët tuaj. Një projekt i rëndësishëm, për të…

Read More

Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP” kanë patur mundësinë të zhvillojnë një emision radiofonik në “Top Albania Radio” për disa orë me rradhë. Ata kishin të drejtën të trajtonin tema të ndryshme përsa i përket BBV, e një prej tyre ishte rreth vërtetësisë së miqësive të krijuara brenda shtëpisë. Kiara ishte një prej dëshmitareve se miqësia e vërtetë brenda BBV egziston, duke përmendur këtu marrëdhenien që ajo arriti të krijojë me Efin. “Me Efin kam ndjerë një lloj miqësie shumë të ngushtë pasi ndajmë të njëjtat mendime. Nëse dal të martën, gjëja e parë që do të bëj…

Read More

Pak ditë më parë, gazetari i njohur Ronaldo Sharka ndau me publikun një lajm mjaft të trishtë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo bëri të ditur se fatkeqësisht babai i tij ndërroi jetë. Sot Ronaldo ka reaguar me një mesazh të gjatë pas humbjes së babait nga sëmundja e kancerit. Mesazhi i plotë: Ky postim për të gjithë ju! Në emrin tim dhe të familjes time, ju falenderojmë publikisht për ngushëllimet dhe të gjithë mbështetjen emocionale që na keni dhënë të gjithë, jo vetëm të afërmit, shoqëria e kolegët, por të gjithë shqiptarët, ndaj ju kërkoj ndjesë publikisht nëse…

Read More

Mëngjesi i sotëm ka nisur sërish me lot në sy për këngëtarin Luiz Ejlli. Teksa po qëndronte i vetëm në oborrin e shtëpisë së BBV, Luizi është parë mjaft i prekur. https://www.instagram.com/reel/Co10tScjC2X/?igshid=YmMyMTA2M2Y= Megjithëse vetë ai nuk ka dashur asnjëherë të flasë për këtë gjë, pasi nuk është hera e parë që shfaqet me lot në sy, ndjekësit kanë nisur me aludime. Disa shprehen se nëna e këngëtarit ka probleme shëndetësore, ndërsa disa të tjerë janë shprehur se e ka kuptuar që Kiara rrezikon më shumë të eleminohet se sa Bledi. Mirëpo, pjesa më e madhe po fajëson produksionin pasi ndryshe…

Read More

Megan Fox gjeti “DM dhe mesazhe të dyshimta” në telefonin e të fejuarit të saj Machine Gun Kelly që e shtynë atë të “besonte se ai e kishte tradhtuar”, sipas “Page six”. Problemet filluan fundjavën e kaluar kur ylli i “Jennifer’s Body”, fshiu shumë nga fotot e saj me këngëtarin 32-vjeçar. “Mund ta shijosh pandershmërinë/është mbi të gjithë frymën tënde”-shkroi ajo më pas në caption e një postimi në Instagram shkëputur nga një këngë e Byonce. Më vonë ajo fshiu Instagramin e saj dhe hoqi unazën e fejesës. Burimi i “Page Six” thotë: “Ata janë ndarë, por Megan po sheh…

Read More

Butrint Imeri së fundmi është kthyer në një prej personazheve më të përfolur në media, kjo pasi ish-e dashura e tij Kiara Tito është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gjatë qëndrimit në këtë shtëpi, ajo ka krijuar një lidhje me Luiz Ejllin, i cili njihet si një prej konkurrentëve më të fortë në BBVA. E kur jemi te Kiara, pikërisht në koncertin e fundit fansat kanë bërë një pyetje mjaft provokuese për këngëtarin nga Kosova. Në videot e publikuara në rrjetet sociale,  shihet se si ata kanë shkruar në telefon pyetjen “A të mungon Kiara”. Butrinti pavarësisht…

Read More

Koncerti i Kurorëzimit të Mbretit Charles ka marrë një goditje të madhe pasi Adele dhe Ed Sheeran refuzuan ftesat për të marrë pjesë. The Mail on Sunday ka zbuluar se artistëve iu kërkua të performonin pasi monarku i kishte kërkuar në koncert. Por, Sheeran dhe Adele kanë thënë se ishin të zënë dhe nuk ishin në gjendje të luanin në eventin e Kështjellës Windsor më 7 maj, një ditë pas kurorëzimit të Mbretit në Westminster Abbey. Një burim i përfshirë në projekt tha: “Mbreti ka sugjeruar një numër njerëzish që do të donte të performonte dhe Adele dhe Ed ishin…

Read More

Luiz Ejlli nuk është në dijeni por një tjetër këngë e kënduar prej tij kohë më parë, e cila gjendej në studion e Klodian Qafokut, është publikuar sot në YouTube. Kënga titullohet “Oqean” dhe sipas kompozitorit Klodian Qafoku ka vite që është në studion e tij, por zgjodhi t’a publikojë tani që Luizi është në “Big Brother”. I pyetur nga “Fan Club” se kujt ia ka dedikuar Luizi këtë këngë, kompozitori tregoi se kënga i dedikohet Megi Topallit, me të cilën këngëtari pati një romancë vite më parë. Sipas kompozitorit që ka realizuar edhe këngën e Luizit në Eurovizion, Luizi…

Read More

Ditën e djeshme në rrjetet sociale nisi të qarkullojë me shpejtësi një video nga koncerti i Butrint Imerit. Në të dëgjoheshin fansat tek thërrisnin emrin e Luizit, mirëpo kjo ishte një video e edituar. Megjithatë një pjesë e mirë e publikut e kanë marrë si të mirëqenë këtë video, ndaj Butrinti ka bërë një reagim publik pak më parë. “Fake” ka shkruar ai në një nga InstaStory-t e tij duke mohuar që diçka e tillë të ketë ndodhur realisht.

Read More

Një romancë e mundshme po shihet e komentohet brenda shtëpisë së BBV dhe bëhet fjalë për Kristin dhe Keisin. Ajo ka pranuar në një bisedë me Oltën se ka një pëlqim ndaj Kristit, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë nisur flirtet e para mes dyshes. Gjatë festës që po organizohej në oborr, Kristi vendosi të qëndronte afër Keisit, madje i kërkoi puthje disa herë. Mirëpo si po shihet kjo marrëdhënie nga i ati i Keisit, Sabiani? Pak më parë ai ka ndarë me ndjekësit e tij një video në InstaStory, në të cilën shfaqet Luizi tek shprehet se “Keisi është si…

Read More