Ish-partnerja e reperit Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, Keisi Bezhani është përfolur shumë në rrjete sociale dhe media rozë për jetën jashtë Shqipërisë por dhe për raportin me muzikantin. Por duket se Keisi ka vazhduar me jetën e saj në Kanada, duke nisur një romancë të re me një djalë misterioz. Edhe pse me dokumenta ajo vazhdon që të jetë e martuar me reperin shqiptar, duket se gjithçka ka mbetur vetëm në letër dhe se ndarja me Stresin është përfundimtare. Kjo pasi Keisi ka nisur një lidhje të re. Së fundmi, në rrjete sociale janë publikuar disa…
Author: Lokimagazine
Këngëtari Robert Berisha në një intervistë në Shqipëri së fundmi zbuloi se është në lidhje. Ai tha se e dashura e tij quhet Laureta. Por për cilën Lauretë bëhet fjalë? Roberti i është referuar bukuroshes nga Prishtina, Laureta Macedonci. Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer se ata janë parë bashkë në Prishtinë së fundmi. https://www.instagram.com/p/CdQlPKpsnF3/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c955ac01-ae01-450a-8528-bb7553eefa85 Zhvillimi vjen shpejt pas ndarjes së Lauretës nga i fejuari i saj, biznesmen, gjurmët nga koha e përbashkët me të cilin, tashmë janë tërësisht të ‘zhdukura’ nga rrjetet sociale. A ka në planet e tij Roberti një dasmë për sa kohë tregoi se ka në krahë personin…
Mes shumë fansave që këngëtarja fitoi mes tyre ishte dhe ylli i popit latin Ariadna Thalia Sodi Miranda Mottola e njohur ndryshe si Thalia. Thalía, e cila konsiderohet si një nga artistet meksikane më të suksesshme dhe me ndikim dhe cilësohet si “Mbretëresha e popit latin” nga mediat ndërkombëtare, duket se është mahnitur nga performanca e përfaqësueses së Shqipërisë në gjysmëfinalen e Eurovizionit. Këngëtarja ka postuar në llogaritë e saj në Instagram dhe Twitter, një video të performancës së Ronela Hajatit duke marrë shumë reagime nga fansat e saj latinë. Shumë fansa e kanë pyetur Thalían rreth Ronelës ndërsa të…
Kendrick Lamar dha lajmin më të bukur në mënyrën më modeste. Fituesi i “Grammy” zbuloi veprën artistike për albumin e tij të shumëpritur të ardhshëm “Mr. Morale & The Big Steppers”. Në foton për kopertinën e albumit, Kendrick shihet me një kurorë me gjemba me shpinën drejt kamerës teksa mban vajzën e tij 2-vjeçare. Por në foto shfaqet edhe e fejuara e reperit, Whitney Alford teksa qëndron në djep një foshnje, ndërsa të dy janë ulur në një shtrat vetëm pak metra larg. Sipas TMZ, çifti mirëpriti në heshtje fëmijën e tyre të dytë së bashku së fundmi. Çifti…
Kush do mendonte se disa video për kujdesin e lëkurës mund të shkaktonin kaq shumë drama? Si fillim ishte Hailey Bieber që postoi disa video në TikTok ku tregonte rutinën e saj. Vetëm pak orë më vonë Selena Gomez ndau një klip të ngjashëm në rrjetin social dhe disa ndjekës nxituan të bënin supozime për qëllimin që qëndronte pas videos së saj. Komentuesit nuk ngurruan dhe menjëherë nisën me supozimet se ajo e ka bërë qëllimisht këtë video. Megjithatë Selena e bëri të qartë se nuk ishte ky rasti. “Kjo është arsyeja pse unë besoj në kujdesin për shëndetin tuaj…
Forma e secilit prej tipareve të personalitetit tonë ndryshojnë pak sikurse iluzionet optike, duke u shfaqur ndryshe tek njerëzit e ndryshëm kur shikohen nga këndvështrime alternative. Ju mund të përcaktoni shpejt se cilat nga tiparet tuaja të personalitetit, njerëzit e tjerë e shohin si më tërheqësen. Është e thjeshtë. Gjithçka që duhet të bëni është të shikoni foton më poshtë dhe të përcaktoni gjënë e parë që iu bie në sy. Nëse e shihni fytyrën e plakut… Nëse e keni parë fillimisht fytyrën e plakut, tipari i personalitetit me të cilin njerëzit nuk mund të ngopen është mprehtësia juaj. Jeni…
Rudina Dembacaj po përflitet për një tjetër sipërmarrje televizive. Prej ditësh në ambjentet mediatike qarkullojnë zëra se aktorja e humorit, në sezonin e ri televiziv do të marrë në dorë drejtimin e emisionit “Klanifornia”. Kësaj rradhe ajo do të vijë si producente e këtij formati duke zëvendësuar producentin aktual Turjan Hysko. Kujtojmë që ky format është themeluar prej vitesh nga Turjan Hysko, duke u prezantuar fillimisht si “Apartamenti 2xl”, “Duplex” dhe së fundmi “Klanifornia”. E për hir të së vërtetës, popullariteti ka qenë vetëm në rënie. Nuk dihet nëse Hysko do të jetë duke u përgatitur për një projekt të…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati bëri hapjen e gjysmëfinales së parë të Eurovision-it me një perfomancë të zjarrtë. Ronela mori një mbështetje të madhe nga publiku por nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të shkuar në finale. Të shumtë ishin komentuesit shqiptarë dhe jo vetëm që mendonin se skualifikimi i Ronelës nuk ishte i drejtë. Gjatë ditës së djeshme në “Shqipëria Live” u diskutua sigurisht mbi temën më të zjarrtë të diteve të fundit. Në lidhje “Skype” ishte i ftuar kryeredaktori i “Wiwiblogs”, William Lee Adams. Ai foli rreth Eurovision në përgjithësi dhe performancës së Ronelës në…
Prej disa ditësh, moderatorja e njohur, Luana Vjollca është në qendër të mediave rozë. Ajo po diskutohet pafund për rikthimin e saj me projektin e ri. Fillimisht, u komentua tatuazhi i Luanës që lidhej me sensibilizimin ndaj personave që kishin kryer vetëvrasje, ndërsa më tej u publikuan disa foto ku ajo shfaqej me shenja dhune. Si pasojë, u kuptua që projekti i saj, “Thuaje” do të ketë në fokus vajzat dhe gratë, të cilat kanë nevojë për përkrahje. Mirëpo, së fundmi, Luana ka bërë të ditur se “Thuaje” do të publikohet sot duke filluar nga ora 18:00. Ajo ka ndarë…
Kuzhinieri i famshëm Ozdemir Burak, i cili njihet gjerësisht si CZN Burak në mbarë botën, është shtruar në spital. Këtë e ka zbuluar vet ai përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai ndau fotografi të tij ulur në një shtrat spitali. Megjithëse Burak nuk ka dhënë më shumë detaje për shëndetin e tij, disa raportime në internet sugjerojnë se kuzhinieri i famshëm po vuan nga tumori në tru. CZN Burak tërhoqi vëmendjen për shkak të metodologjisë së tij të veçantë të gatimit të ushqimeve të ndryshme turke dhe siriane. Ai fitoi famë pasi videot e tij duke përgatitur…