Pas skualifikimit nga ‘Eurovision’, kengetarja e famshme latine ben postimin e papritur per Ronela Hajatin

Mes shumë fansave që këngëtarja fitoi mes tyre ishte dhe ylli i popit latin Ariadna Thalia Sodi Miranda Mottola e njohur ndryshe si Thalia.

Thalía, e cila konsiderohet si një nga artistet meksikane më të suksesshme dhe me ndikim dhe cilësohet si “Mbretëresha e popit latin” nga mediat ndërkombëtare, duket se është mahnitur nga performanca e përfaqësueses së Shqipërisë në gjysmëfinalen e Eurovizionit.

Këngëtarja ka postuar në llogaritë e saj në Instagram dhe Twitter, një video të performancës së Ronela Hajatit duke marrë shumë reagime nga fansat e saj latinë.

Shumë fansa e kanë pyetur Thalían rreth Ronelës ndërsa të tjerë kanë sugjeruar ta shohin performancën e plotë në faqen zyrtare të Eurovizion

Vetë Ronela Hajati e ka ripostuar videon duke shprehur gjithë entuziazmin dhe fansat e saj të huaj i shkruajnë Ronelës që “a e ke idenë sesa e famshme është në vendet latine Thalía”, duke treguar kështu gëzimin se sa shumë po përkrahet Ronela pavarësisht skualifikimit mbrëmë.