Këngëtari Robert Berisha në një intervistë në Shqipëri së fundmi zbuloi se është në lidhje.
Ai tha se e dashura e tij quhet Laureta. Por për cilën Lauretë bëhet fjalë?
Roberti i është referuar bukuroshes nga Prishtina, Laureta Macedonci. Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer se ata janë parë bashkë në Prishtinë së fundmi.
https://www.instagram.com/p/CdQlPKpsnF3/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c955ac01-ae01-450a-8528-bb7553eefa85
Zhvillimi vjen shpejt pas ndarjes së Lauretës nga i fejuari i saj, biznesmen, gjurmët nga koha e përbashkët me të cilin, tashmë janë tërësisht të ‘zhdukura’ nga rrjetet sociale.
A ka në planet e tij Roberti një dasmë për sa kohë tregoi se ka në krahë personin e zemrës?
“Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë.”
I urojmë çdo të mirë çiftit më të ri!