Ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, koreografi i njohur e njëkohësit edhe autor i programit, Graciano Tagani, i cili ka thënë dy fjalë edhe për dy moderatoret mjaft të dashura për publikun, Dojna Mema dhe Nevina Shtylla. Më 10 prill do të nisë edicioni i dytë i “Just Dance”, i cili kësaj radhe vjen me ndryshime në juri por edhe në moderim. Vendin e moderatores së njohur, Dojna Mema, e cila është në pritje të ëmbël, do ta zërë kolegia e saj, Nevina Shtylla. Korografi për Dojnën tha se ajo ishte një “motor”, ndërsa nga…
Author: Lokimagazine
Prej disa kohë është diskutuar shumë miqësia mes Einxhelit dhe Beniadës, të cilat ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP”. Mirëpo, që pas daljes së tyre, vajzat nuk u panë më bashkë dhe nuk postonin foto në rrjete sociale, gjë që nxiti dyshimet se mund të ishtë krisur miqësia mes tyre. Teksa e bëri të qartë në “Instagram”-in e saj se vajzat thjesht nuk kanë patur kohë për t’u takuar, Beniada e sqaroi edhe një herë se e do po aq shumë por të dyja kanë patur angazhimet e tyre. Biseda: Beniada: Nuk e…
Leona Lewis dhe bashkëshorti i saj Dennis Jauch do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në faqen e saj të “Instagram”-it, duke i ‘çmendur’ fansat. Në fillim të këtij muaji, u raportua se këngëtarja e “Bleeding Love” ishte shtatzënë, por këtë gjë ajo e konfirmoi vetëm sot. Në foton që ajo shpërndau në rrjet, Leona shihet me një fustan të zi elegant, të prerë, duke buzëqeshur ndërsa tregon për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur. Krahas fotos ajo shkruan: “Mezi pres të të takoj…
Gjërat që njerëzit i shohin si tërheqëse ndryshon tek secili individ, por sipas një studimi të ri të YouGov, shumë burra dhe gra tërhiqen nga e njëjta specifikë. Gratë janë më të shqetësuara për gjatësinë e partnerit të tyre, zbuloi sondazhi vjetor i Organizatës Image, ndërsa burrat vënë më shumë theks në peshën e partneres së tyre. Sondazhi përfshin më shumë se 2 mijë e 200 britanikë që përshkrujnë trupin e tyre si dhe llojin e fizikut nga i cili ata tërhiqen. Tre nga 10 pjesëmarrës thanë se e konsiderojnë trupin e tyre “mesatar” ndërsa një e pesta thanë se…
Lidhja e Kim Kardashian dhe Pete Davidson ka marrë pëlqyeshmëri të madhe të publikut por si duket kanë mbështetjen e plotë edhe të familjarëve. Mamaja e Pete, ka shprehur gëzimin e plotë që djali i saj të ketë një fëmijë me yllin e “Keeping Up With The Kardashians”. Një komentuese në “Instagram” etiketoi mamanë e komedianit në një foto të Pete dhe Kardashian, dhe shkruante: “Ajo do të jetë shtatzënë me fëmijën e tij deri në fund të vitit. @amyymarie118” Nëna e aktorit të humorit iu përgjigj komentit me entuziazëm, duke shkruajtur: “yayyyy!“ Fansja, @ariana826, më pas u përgjigj me disa…
Dashi: Sot mund të keni një takim të veçantë dashurie. Nëse një marrëdhënie nuk funksionon, jepini fund. Ndërsa në punë kini durim se do të vijë një propozim që ia vlen. Demi: Dy ditët e ardhshme janë pozitive dhe do të jeni të lumtur sa i përket anës sentimentale, pavarësisht dyshimeve që do të keni. Në punë, lërini situatat të ecin në rrjedhën e vet. Binjakët: Këto ditë janë të këqija për ndjenjat për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Nëse një marrëdhënie mund të shpëtohet, shmangni polemikat. Edhe në punë mos bëni hapa të rrezikshëm. Gaforrja: Nëse keni diçka për të diskutuar…
Ylli i “Celebrity Big Brother”, Shanna Moakler kishte deklaruar se po priste një fëmijë me ish-të dashurin e saj, Matthew Rondeau. Megjithatë, së fundmi, në një deklaratë për “Page Six”, modelja e hodhi poshtë lajmin duke thënë se nuk kishte një test të saktë. “Ok, nuk jam shtatzënë. Mora një test fals pozitiv për faktin se kisha marrë një hormon të quajtur HCG për të më ndihmuar të humbas peshë për Big Brother. Është i njëjti hormon që prodhohet kur një grua është shtatzënë duke rezultuar në një pozitiv fals.” Moakler tha se megjithëse ajo mund të mos jetë aktualisht…
* Këtë të enjtë bëhet thuajse një muaj që kur Rusia sulmoi Ukrainën. Jo më kot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, u kërkoi qytetarëve të botës të protestojnë në mbështetje të Ukrainës dhe kundër luftës, duke thënë se kjo është lufta e të gjithëve dhe se askush s’mund të qëndrojë i padukshëm. * Forcat ruse janë akuzuar se kanë marrë peng njerëzit e qytetit të rrethuar ukrainas, Chernihiv, pasi zyrtarët lokalë vendosën të reduktonin konsumin e ujit të pijshëm për civilët e bllokuar. Rreth 150,000 njerëz janë bllokuar në qytetin verior me pak shpresa për ndihmë pasi Rusia i dëboi ata nga…
Einxhel dhe Dagz janë dy ish banorët që lidhjen e tyre e filluan brenda “BBV” dhe vazhdojnë ta shijojnë edhe jashtë. Të dy shihen të jenë krah njëri tjetrit gjatë gjithë kohës dhe tashmë janë shëndrruar në një nga ciftet e preferuar te publikut. Se fundmi, cifti ishte i ftuar në “Natën me Aulonën”, ku kanë rrëfyer shumë momente nga jeta e tyre. Ata kanë treguar se gjërat mes tyre janë bërë serioze, madje dhe familjare. Cifti tregoi edhe një shaka që bëjnë mes tyre, sikur gjithçka është lojë. “Ne gjithmonë e bëjmë një shaka mes vetes që një muaj…
Gaz Paja, humoristi i njohur ka reaguar së fundmi mbi lajmin se ka përfituar 133 mijë metër katrorë tokë nga shteti. Sipas tij, ai nuk ka përfituar asnjë centimetër, por thjesht ka rënë dakord me pronarët e tokave dhe e ka blerë. Gjithashtu, sipas tij, kompania e tij ka lidhur marrëveshje me një kompani të huaj. Reagimi i Gaz Pajës: Nuk kam perfituar asnje cm2 toke nga shteti. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon: Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje…