Einxhel dhe Dagz janë dy ish banorët që lidhjen e tyre e filluan brenda “BBV” dhe vazhdojnë ta shijojnë edhe jashtë.
Të dy shihen të jenë krah njëri tjetrit gjatë gjithë kohës dhe tashmë janë shëndrruar në një nga ciftet e preferuar te publikut.
Se fundmi, cifti ishte i ftuar në “Natën me Aulonën”, ku kanë rrëfyer shumë momente nga jeta e tyre.
Ata kanë treguar se gjërat mes tyre janë bërë serioze, madje dhe familjare. Cifti tregoi edhe një shaka që bëjnë mes tyre, sikur gjithçka është lojë.
“Ne gjithmonë e bëjmë një shaka mes vetes që një muaj do rrimë që të duket se e kemi pasur seriozisht lidhje brenda”, tha Dagz.
Në anën tjetër Einxhel tregoi për reagimin e Semit kur i thanë për shaka se lidhja e tyre ishte lojë
“Në fillim tha vetëm dy javë, rrimë nja dy javë tha që të mos mërziten njerëzit, pas dy javësh ndahemi. Ok, i thashë, ashtu e bëjmë. Sigurisht që kjo ishte shaka, pa diskutim. Pas nja dy ditësh që po rrinim bashkë, më thotë e mban mend që të thashë atë muhabetin e dy javëve, a e bëjmë 1 muaj se nuk jam gati të ndahem? E forta ka qenë kur i kemi thënë Semit ne nuk jemi të lidhur me vërtetë, gjithçka është një lojë, e kemi bërë për lojë. Ngeli ajo.”, rrëfeu Einxhel.
Në edicionin e parë të “Big Brother VIP”, u krijuan tre çifte, Sara-Pm, Einxhel-Dagz dhe Donald-Trixa, ku këta të fundit u ndanë me të përfunduar formati televiziv.