Ylli i “Celebrity Big Brother”, Shanna Moakler kishte deklaruar se po priste një fëmijë me ish-të dashurin e saj, Matthew Rondeau.
Megjithatë, së fundmi, në një deklaratë për “Page Six”, modelja e hodhi poshtë lajmin duke thënë se nuk kishte një test të saktë.
“Ok, nuk jam shtatzënë. Mora një test fals pozitiv për faktin se kisha marrë një hormon të quajtur HCG për të më ndihmuar të humbas peshë për Big Brother. Është i njëjti hormon që prodhohet kur një grua është shtatzënë duke rezultuar në një pozitiv fals.”
Moakler tha se megjithëse ajo mund të mos jetë aktualisht shtatzënë, të ketë më shumë fëmijë “nuk është e pamundur për mua”.
Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënësisë, HCG, ose Gonadotropina korionike njerëzore, shpesh quhet “hormoni i shtatzënisë” sepse prodhohet nga qelizat që formohen në placentë. Nivelet zakonisht zbulohen nga një test i urinës rreth 12-14 ditë pas konceptimit dhe do të vazhdojnë të dyfishohen çdo 72 orë derisa të arrijnë kulmin e tyre në 8-11 javët e para të shtatzënisë. Më pas ato do të bien për pjesën e mbetur të shtatzënisë.
Ndërsa disa gra marrin një pilulë HCG me recetë për shkak të problemeve të fertilitetit, ka edhe produkte që përmbajnë hormonin dhe tregtohen për humbje peshe. Shumë prej këtyre produkteve janë të lidhura me një dietë me kalori të ulët, duke i kufizuar njerëzit në vetëm 500 kalori në ditë, sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).