Dielli po lind ndërsa sirenat po bien në Kiev, në ditën e pestë të pushtimit rus. Shumë nga banorët e qytetit vijojnë të strehohen nën tokë nga frika e bombardimeve. E teksa vijon beteja e fortë në qytete të ndryshme të Ukrainës, sot të gjithë sytë janë te takimi i Rusisë dhe Ukrainës që do të zhvillohet në Bjellorusi me shpresën se mund të ketë një zgjidhje dhe kjo luftë të marr fund. Sakaq presidenti Zelensky tha se 24 orët e ardhshme do të jenë “vendimtare” për Ukrainën. Më poshtë do të kemi zhvillimet më të fundit të ndodhura në…
Author: Lokimagazine
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, kryefjala e diskutimit ka qenë emisioni “Fiks fare” dhe rrugëtimi i tij që në fillimet e transmetimit. Kështu, të ftuar ishin të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e programit satiro-investigativ, nëpërmjet moderimit apo gazetarisë së terrenit. Ndërkohë, nga ana tjetër edhe velinat kanë qenë pjesë e rëndësishme e emisionit, të cilat e kanë patur këtë eksperiencë si një derë të hapur për mundësi të mëdha në televizion. Një ndër to ka qenë edhe moderatorja e “Përputhen” Bora Zemani. E pyetur lidhur me pikënisjen e këtij rrugëtimi, ajo u shpreh se e vlerëson…
Moderatorja e “Portokalli”, Fjoralba Ponari ka qenë e ftuar sonte në ku u bë bashkëprezantuese e “Goca dhe Gra”, për një natë pasi Armina Mevlani mungoi në panel. Sigurisht që tema kryesore e bisedës ishte rikthimi i Portokalli dhe emocionet e sezonit të ri të tij. Nga biseda nuk mund të përjashtohej dhe fakti që para pak javë Fjoralba humbi nënën e saj, por nga ajo nuk ka pasur asnjë reagim për këtë. Dalina Buzi e prekur, e ceku pak gjatë bisedës këtë duke e përgëzuar Fjoralbën për forcën e saj pas një humbjeje kaq të madhe. “Është një dhimbje…
Diten e djeshme, nje turme e madhe njerezish iu bashkua protestes kunder rritjes se cmimit te naftes. Ne protesten e zhvilluar perpara Kryeministrise nga qytetare kunder rritjes se cmimeve, pati dhe arrestime. Mes tyre dhe konkurrenti i ‘Love Story’, Vilian Pjetri, 23 vjec. Bashke me te arrestuarit e tjere,Viliani akuzohet per : 1-“Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, 2-“Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” 3- “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” Te gjitha keto te bera ne bashkepunim.
Dashi, forca për të qenë të pasur Ju jeni një shenjë e fortë dhe suksesi e pasuria përfaqësojnë fuqinë tuaj. Nëse nuk keni lindur të pasur, ju punoni fortë për të, por pa shumë sakrifica. Të bësh para për ju do të thotë se sa të aftë jeni. Për këtë arsye ju i merni me humor vështirësitë. Demi, kënaqësia e të qenurit i pasur Demi është i çmendur pas kënaqësive të jetës, ushqimit të mirë, verës së mirë,… etj. Dhe për t’i arritur të gjitha këto duhen para. Demi është shumë i predispozuar ndaj pasurisë. Ai është luftarak, ambicioz kur…
Një profil i verifikuar në Twitter me emrin “Ukraine”, ka publikuar disa biseda të përgjuara të ushtarëve rusë në Ukrainë me familjarët e tyre në Rusi. Në këto biseda, ushtarët rusë rrëfejnë me qetësi për krimet e kryera në Ukrainë, duke filluar nga ato më barbaret e deri te vjedhjet e gjërave të rëndomta. “Këto janë biseda të vërteta të përgjuara: Ushtarët rusë në Ukrainë thërrasin të afërmet e tyre në Rusi për t’u treguar se si po shkojnë gjërat. Përfshihen plaçkitje dhe krime lufte. Ju lutem, shpërndajeni! Bota duhet ta dijë të vërtetën se çfarë po bëjnë ata njerëzve…
Të gjitha çiftet e reja që jetojnë në Tiranë me qira, tani kanë një hapësirë më shumë për të aplikuar për të përfituar kredi e butë. Bashkia e Tiranës, ka njoftuar së fundi një nismë për t’u dhënë mundësi të gjitha çifteve të reja të përfitojnë. Në fund të muajit shkurt do të nisin aplikimet për të përfituar nga kjo skemë e re e Bashkisë së Tiranës. Thirrjen për këtë shërbim të ri të bashkisë e ka bërë vet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një vizite ditën e sotme në banesën e një çifti të ri që kishin blerë…
Së fundmi ka qarkulluar lajmi se çifti i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” Donald dhe Beatrix janë ndarë. Ky lajm ka nisur që pas përfundimit të reality show-t, ku dyshja nuk u panë më bashkë, teksa as nuk u shkëmbyen me njeri-tjetrin në festën e “Top Media”-s të disa ditëve më parë. Ndërkaq, ndarja u finalizua dhe me heqjen e ‘follow’-s nga të dy ata në “Instagram”. Kështu, ditën e sotme, Beatrix ka postuar në ‘story’-n e saj një dedikim për të gjithë ndjekësit e për të gjithë fansat që e kanë mbështetur atë gjatë kësaj periudhe,…
Dashi Mendojeni veten si një model të rëndësishëm për të rinjtë. Ata mund t’ju shikojnë me respekt dhe admirim pa e ditur ju. Sigurohuni që të qëndroni me krenari pavarësisht nëse e konsideroni apo jo punën tuaj të ulët. Shembulli që ju jeni duke dhënë ka të ngjarë të prek shumë njerëz. Demi Dita juaj mund të bëhet negative nëse çdo çështje që ju del përpara e përballoni me kokëfortësi. Dita e sotme do të përqëndrohet në mënyrën se si njerëzit mund të dalin nga rrënojat e tyre dhe t’i shohin gjërat nga një këndvështrim krejtësisht tjetër. Nëse nuk ndryshoni…
Programi i humorit ‘Koshere’ së fundmi ka njoftuar ndryshimet që ata do të kenë këtë sezon të ri. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare të “Instagram”, ata zbuluan se nuk do të jetë më Jona Spahiu ajo që do ta prezantojë emisionin, por moderatorja më e re do të jetë blogerja Sarah Berisha, së fundmi edhe pjesë e reality show-t më të komentuar të momentit “Big Brother VIP Albania”. Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë lajm, ndërkohë që Sarah është shprehur mjaft entuziaste për këtë projekt të saj të ri, teksa nuk e kemi parë më…