Moderatorja e “Portokalli”, Fjoralba Ponari ka qenë e ftuar sonte në ku u bë bashkëprezantuese e “Goca dhe Gra”, për një natë pasi Armina Mevlani mungoi në panel.
Sigurisht që tema kryesore e bisedës ishte rikthimi i Portokalli dhe emocionet e sezonit të ri të tij.
Nga biseda nuk mund të përjashtohej dhe fakti që para pak javë Fjoralba humbi nënën e saj, por nga ajo nuk ka pasur asnjë reagim për këtë.
Dalina Buzi e prekur, e ceku pak gjatë bisedës këtë duke e përgëzuar Fjoralbën për forcën e saj pas një humbjeje kaq të madhe.
“Është një dhimbje që jam përpjekur ta mbaj për vete dhe nuk dua ta flas, por jeta vazhdon. Duhet të gjejmë forcën, të ngrihemi, të frymëzojmë, të ecim përpara”,- ka thënë moderatorja e përlotur duke treguar kështu pse nuk ka folur deri tani.
Ndërsa publiku dhe koleget e saj duartrokitën si për t’i dhënë forcë.