“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi me lajmin e trishtë të një njoftimi vdekjeje. Sipas njoftimit të shfaqur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Hajdar Lila ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare më 9 shtator 2013. Apo ndoshta nuk ndodhi? Në të vërtetë, Hajdar Lila vjen si protagonist i rubrikës dhe është shëndoshë e mirë! Ardit Gjebrea: Hajdari ka ndërruar jetë në datën 9 shtator të vitit 2013. Kanë kaluar 11 vjet nga ndarja nga jeta e Hajdarit dhe ne sot do ta kujtojmë z. Hajdar duke e ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”! Hajdar: O jam…
Author: Lokimagazine
Mbreti Felipe i Spanjës dhe gruaja e tij, Letizia, së bashku me kryeministrin Pedro Sánchez, vizituan zonat e përmbytura në Valencia, ku 217 persona kanë humbur jetën. Pritja nga qytetarët vendas, të tronditur dhe të zemëruar nga situata, u shndërrua në momente tensioni të lartë dhe shpërthime zemërate. Në këtë “rebelim të baltës,” qytetarët hodhën baltë drejt mbretit dhe e akuzuan atë si “vrasës”, ndërsa kryeministrit i hodhën një shkop. Pas reagimit të ashpër të turmës, kryeministri Sánchez ndërpreu vizitën dhe u largua i shoqëruar nga shërbimi i tij i sigurisë, por makina e tij u godit rëndë dhe pësoi…
Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mbrëmjes së sotme në Borizanë të Krujës. Një autoveturë ka marrë përpara një tufë me bagëti të imta në rrugën kryesore, duke vrarë shumë prej tyre dhe shkaktuar një dëm ekonomik prej 3 mijë eurosh fermerit që i kishte në pronësi. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, ku rreth 15 kokë dele rapotohet se janë vrarë nga përplasja. Shoferi i mjetit raportohet se nuk ka pësuar lëndime, teksa Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Vetëm pak ditë më parë një tjetër veturë vrau 36 kokë dele në aksin Lushnjë-Fier, duke shkaktuar…
Një 29-vjeçar nga Nikla e Fushë-Krujës, i shpallur në kërkim për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe kanosje për dhënie pasurie, është arrestuar sot (3 nëntor) në Mirditë. Aleksandër Senaj (Ndoj) po përgatitej për t’u larguar ilegalisht drejt Italisë, teksa cilësohej edhe person me rrezikshmëri të lartë kriminale, i proceduar brenda dhe jashtë vendit, teksa qarkullonte me pistoletë në brez dhe me fishekun e saj në fole, gati për qitje. Ai kishte edhe dy vepra të tjera penale, nga të cilat një me masë sigurie “arrest me burg”. Më 15 Tetor ka dhunuar në bashkëpunim me një shokun e…
Katër ditë pas atentatit në Dobraç të Shkodrës, ka humbur jetën edhe kalimtari Bashkim Basha. 67-vjeçari ishte në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, ndërkohë që më 30 tetor humbi jetën edhe bashkëshortja e tij Flutura Basha. Dy viktimat e pafajshme të këtij atentati kriminal, po udhëtonin me motot në momentin kur u qëllua me breshëri kallashi në drejtim të makinës së Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Më pas mjeti i tyre u përplas me motorin e çiftit Basha. Me vdekjen e 67-vjeçarit ka shkuar në 4 numri i viktimave nga…
“Big Brother VIP Albania” po përgatitet për edicionin e radhës, dhe fansat janë në pritje të fillimit të spektaklit me personazhe të rinj, të cilët do të konkurrojnë për çmimin e madh prej 100,000 eurosh. Në rrjet kanë nisur të dalin emrat e mundshëm, dhe spekulimet rreth kastit të lojtarëve vazhdojnë të rriten. Më poshtë është lista e emrave që përfliten për këtë edicion: 1. Renee Reffo – vajza e aktores Julia Ilirjani, e njohur për prirjen e saj drejt ekranit dhe showbiz-it. 2. Atalanta Kërçyku – moderatore dhe ish-pjesëmarrëse e “Dancing with the Stars”. 3. Drilon Hoxha – aktor…
Ish-konkurrenti i Për’puthen Andi Shehi dhe partnerja e tij Enki ishin të ftuarit e radhës në S’e Luan Topi. Ata rrëfyen historinë e tyre të dashurisë dhe si u njohën. Enki: Unë me Andin jam hasur dhe njohur para se Andi të futej në program. Sa na kanë pyetur gjithandej në rrjete sociale. Ne jemi njohur para 4 vitesh e pak, në kohën e Covid-it para 5 vitesh. Unë punoja për njërën nga kompanitë e telekomunikacionit dhe unë marr në telefon Andin për njërën nga ofertat që kishim. Në bisedë e sipër fillon më ngacmon. Ajo që më goditi ishte më…
Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë. Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit pasi babai i tij Fitim Lalaj mori vesh lajmin e hidhur. I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari tregon mes lotësh se telefonatën e fundit me të birin tre ditë më parë. Ai theksoi se djali i kishte premtuar se nuk do të bënte asgjë të keqe, pasi dy javë më parë kishte tentuar vetëvrasjen. Pas këtij premtimi, ai është qetësuar, por…
Efi Dhedhes ka befasuar fansat e saj me një ndryshim të papritur të look-ut! Ajo ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve nga e zezë në një bjonde, duke dhënë një pamje më të freskët dhe më të ndritshme. “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Efit” shkruan Efi në postim. View this post on Instagram A post shared by Efi (@efi.dhedhes) Pamjen e saj të re ish-banorja e “Big Brother VIP” do e “promovojë” sot në mbrëmje në spektaklin “Portokalli”, ku do të jetë si e ftuar.
Roza Lati ka zgjedhur të bëjë një pushim nga televizioni, duke tërhequr vëmendjen e publikut drejt jetës së saj private. Me shumë spekulime rreth një romance të re me Xhonatan Islamin, Roza vendosi të ruajë privatësinë dhe të mos zbulojë detaje për momentin, duke u shprehur se ajo do të flasë kur ta ndjejë të përshtatshme. Në një video të ndarë në rrjetet sociale, Roza sqaroi që ka preferuar të shmangë mediat dhe ftesat për intervista: “Edhe pse i shmanga mikrofonët dhe nuk doja të prononcohesha, kështu e kam zgjedhur unë këtë periudhë të jetës sime. Kam marrë shumë ftesa…