Me të hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, siç pritej, Xheneta Fetahu ka nisur me ngacmimet ndaj Gjestit.
Teksa ndodhej pranë tij, ajo shprehet me ironi: “Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat”
Nga ana tjetër, Gjesti nuk bëri asnjë reagim për fjalët e Xhenetës.
Më pas teksa shëtiste në shtëpi, Xheneta shprehet: “Ku janë ata që më quajtën dhunuese”.
Hyrja e ish-banores së Big Brother VIP Kosova vjen pas sfidës së mosreagimit.