Pas hyrjes së papritur të Egla Cenos, sonte në shtëpi është futur Xheneta Fetahu, duke lënë banorët të habitur dhe të papërgatitur.
Kjo lëvizje është pjesë e sfidës së mosreagimit, e cila po teston vetëkontrollin e banorëve ndaj ngjarjeve të papritura.
Ndërsa shumica e banorëve u dukën të befasuar, një vëmendje e veçantë iu kushtua reagimit të Gjestit.
Ai e ka vëzhguar Xhenetën, por nuk i ka folur, duke u përpjekur të ruajë qetësinë dhe të mos thyejë rregullat e sfidës.