“Mos shaj me familje” G Bani dhe Rogerti në sherr, i bëjnë diss njëri tjetrit

Përplasja mes Joz Markut dhe Edi Kuçit duket se ka përfshirë tashmë edhe personazhe të tjerë. Pas reagimeve të shumta në rrjet, në debat janë futur edhe G-Bani dhe Rogert Sterkaj, të cilët kanë mbajtur qëndrime të kundërta për konfliktin.

G-Bani, mik i Jozit, i ka dalë publikisht në krah këtij të fundit. Në disa postime në Instagram ai ka kundërshtuar deklaratat e Edit, i cili e kishte cilësuar Jozin “të pabesë” dhe “tradhtar” pas përplasjes fizike. Sipas G-Banit, konflikti nuk mund të shkëputet nga deklaratat e rënda që Edi kishte bërë ndaj Jozit në vitin 2025.

Nga ana tjetër, Rogerti është pozicionuar në mbështetje të Edit. Në reagimet e tij të fundit ai ka përdorur disa mesazhe që janë interpretuar si paralajmërime ndaj Jozit dhe personave që i kanë dalë në krah.

Situata mori një tjetër kthesë kur Rogerti, i ftuar në “TAR”, foli edhe për G-Banin dhe bëri të ditur se po mendon t’i realizojë një “diss”.

Deklarata nuk i ka shpëtuar G-Banit, i cili ka rishpërndarë pamjet e Rogertit dhe i është përgjigjur me ironi.

“Ti je nish! Ma bane qejfin me këtë diss-in! Eeeeeeyyy ROGGIE IN THA HOUSE!!!!! Veç mos shaj me familje”, ka shkruar ai.