Pas përplasjes së fundit me Edi Kuçin, në rrjet po rikthehen në vëmendje edhe deklarata të vjetra të Joz Markut ndaj personazheve që e kanë kritikuar apo i kanë dalë kundër publikisht.
Një prej tyre lidhet me Ledri Vulën. Pas incidentit të Jozit me Gjestin në “Big Brother VIP Albania 4”, Ledri ishte shprehur se do të bashkëpunonte me Gjestin, por jo me Jozin. Deklarata iu kujtua këtij të fundit edhe nga një ndjekës në Instagram.
Në atë kohë, Jozi iu përgjigj me një fjali të shkurtër dhe me tone ironike: “Mbretërit në tufë, luanët vetëm në fron”. Reagimi u interpretua nga ndjekësit si një përgjigje ndaj Ledrit, megjithëse Jozi nuk e përmendi drejtpërdrejt reperin në mesazhin e tij.

Kjo deklaratë e vjetër po shihet ndryshe pas zhvillimeve të ditëve të fundit. Jozi është përfshirë në një përplasje fizike me Edi Kuçin, ndërsa në videot e publikuara dëgjohet duke i kërkuar llogari këtij të fundit për ofendimet që kishte bërë ndaj tij më herët.
Edhe emri i Stresit është përmendur në debatet e fundit që lidhen me Jozin, duke bërë që në rrjet të ngrihen pikëpyetje nëse këngëtari po rikthehet te konfliktet e vjetra me personazhet që e kanë kritikuar publikisht.
