VIDEO/ Momenti kur Edi shan rëndë Joz Markun: “Ke bërë…”

Pas publikimit të pamjeve të përplasjes fizike mes Edi Kuçit dhe Joz Markut, në rrjet është rikthyer një video e vjetër e Edit, e publikuar në prill të vitit 2025.

Videoja lidhet me periudhën kur Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP Albania 4”, pas incidentit ku goditi me shuplakë Gjestin. Në atë kohë, Edi kishte dalë hapur në mbështetje të Gjestit dhe kishte reaguar me tone shumë të ashpra ndaj Jozit.

“Ma kanë çuar disa njerëz një video të atij birit të shkinës, të atij që s’ka ngel njeri pa ia q* farefis, po i vjen koha dhe atij”, dëgjohet të thotë Edi.

 

Më tej, ai shpreh mbështetjen për Gjestin, me të cilin kishte qenë bashkë në “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa ndaj Jozit përdor edhe një tjetër formulim të rëndë.

“Unë Gjestin e kam timin, e përkrah deri në fund. Ndoshta edhe atij i vjen rasti, edhe ai ka ndonjë motër… Kështu që e përshëndes, ke bërë shumë gabim”, deklaronte Edi.

Kjo video po rikthehet në vëmendje pikërisht pas konfliktit të fundit mes tyre. Sipas raportimeve që kanë shoqëruar publikimin e pamjeve të plota të sherrit, deklaratat e Edit të asaj kohe pretendohet se kanë qenë një nga arsyet e përplasjes së fundit.