FOTO/ Sindi Loci publikon për herë të parë bashkëshortin e saj

Sindi Loci ka zgjedhur të ndajë me publikun një moment të veçantë nga jeta e saj private, duke publikuar për herë të parë foto krah bashkëshortit.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka postuar disa fotografi nga një set i realizuar pranë detit, ku çifti shfaqet i veshur në të bardha. Në një prej fotove, Sindi ka ekspozuar edhe unazën në dorë.

Krahas postimit, ajo ka shkruar një dedikim për partnerin e saj: “Përgjithmonë bashkë! Në këtë jetë dhe në çdo jetë tjetër! 03.08.2026. Të dua A.”

Sindi ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht identitetin e bashkëshortit, duke e prezantuar atë vetëm përmes inicialit “A”. Edhe në fotografitë e publikuara, fytyra e tij nuk shfaqet qartë.

Me këtë publikim, ajo ka konfirmuar kështu një kapitull të ri në jetën personale, duke zgjedhur njëkohësisht të ruajë privatësinë e personit që ka në krah.