FOTO/ Sezoni i ri, “Fiks Fare” pëson ndryshim drastik në pamje

“Fiks Fare” do të rikthehet në sezonin e ri televiziv me një identitet të ri vizual. Programi investigativ i Top Channel ka prezantuar logon e re, duke ndryshuar ndjeshëm pamjen me të cilën publiku është mësuar ndër vite.

Logoja e vjetër, e karakterizuar nga ngjyrat e forta dhe elementet grafike rrethore, i ka lënë vendin një dizajni më minimalist. Emri “Fiks Fare” tashmë paraqitet me germa të bardha mbi një sfond të errët me nuanca të gjelbra dhe të kaltra.

Bashkë me imazhin e ri është prezantuar edhe slogani “I njëjti Fiks / Tjetër kënd”, duke lënë të kuptohet se ndryshimi lidhet me mënyrën e prezantimit të programit, ndërsa fokusi i tij investigativ do të vazhdojë.

Pamja e re është shpërndarë edhe nga Sara Hoxha në Instagram, pak para nisjes së sezonit të ri televiziv në Top Channel.