Cllevio ka ndarë me ndjekësit një bisedë të vjetër me Don Xhonin, duke treguar një detaj nga raporti mes dy reperëve që daton katër vite më parë.
Në një postim në Instagram, Cllevio ka publikuar një pjesë të komunikimit të tyre në WhatsApp, ku shfaqet edhe një çantë e markës Prada, të cilën ai thotë se e kishte marrë dhuratë nga Don Xhoni.
“Dhurata para 4 vjete nga Boki”, ka shkruar Cllevio mbi fotografinë, duke përdorur nofkën me të cilën i është referuar reperit.

Nga biseda e publikuar shihet se Cllevio i shkruan: “A të kujtohet Boki?”, ndërsa përgjigjja e Don Xhonit është: “Ti tashmë e di, gango”.
Me publikimin e kësaj bisede, Cllevio ka rikthyer një episod të vjetër mes tyre, duke treguar se Don Xhoni i kishte bërë dhuratën luksoze katër vite më parë.
