Dua Lipa feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi këngëtarja

Dua Lipa ka nisur festimet për ditëlindjen e saj të 31-të nën diellin e Ibizës, duke zgjedhur një tjetër arratisje verore në një prej destinacioneve të saj të preferuara.

Ylli shqiptar me famë botërore është fotografuar teksa shijonte një ditë në det dhe hidhej nga një jaht luksoz në ujërat e ishullit spanjoll. Për këtë dalje, Dua kishte zgjedhur një bikini me print leopardi, ndërsa dukej se po shijonte ditët e fundit përpara ditëlindjes.

 

Në Ibiza, këngëtarja shoqërohet edhe nga motra e saj, Rina Lipa, dhe vëllai, Gjin Lipa. Familja ka kombinuar ditët e qeta pranë detit me jetën e natës, duke frekuentuar edhe klubin e njohur DC-10.

Ky udhëtim është vetëm një prej destinacioneve të shumta që Dua ka vizituar gjatë vitit 2026. Në muajt e fundit, profili i saj në Instagram është mbushur vazhdimisht me fotografi nga vende të ndryshme të botës, mes angazhimeve profesionale dhe kohës së kaluar me njerëzit e saj të afërt.

Viti nisi me një udhëtim në Francë, ndërsa në prill këngëtarja udhëtoi drejt Afrikës së Jugut, ku shijoi një safari së bashku me partnerin e saj, aktorin britanik Callum Turner.

Në maj, dyshja vizitoi Kopenhagën, ndërsa Dua u rikthye më pas në Ibiza, këtë herë e shoqëruar nga më shumë se 20 mikesha për festimet para martesës.

Vera ka qenë po aq intensive për artisten. Pas qëndrimit në Itali, Dua u rikthye edhe në Shqipëri për “Sunny Hill Festival”, ndërsa më pas u pa në Portofino, ku iu bashkua festimeve të mikes së saj Ella Jenkin.

Tashmë destinacioni i radhës është sërish Ibiza, por këtë herë me një arsye të veçantë: ditëlindjen e saj të 31-të, të cilën Dua Lipa e feston më 22 gusht.

Udhëtimet e shumta të këngëtares janë kthyer prej kohësh edhe në objekt batutash në rrjetet sociale, ku ndjekësit shpesh bëjnë humor me faktin se ajo duket sikur është vazhdimisht me pushime.

Vetë Dua i është përgjigjur më parë këtyre komenteve, duke sqaruar se realiteti është ndryshe. Sipas saj, nuk është gjithmonë me pushime, por përpiqet që çdo gjë që bën dhe çdo vend ku ndodhet ta shijojë sikur të ishte e tillë.